Irani lansoi raketat e “mençura”
Garda revolucionare përkundër sanksioneve amerikane ka kryer provat e reja raketore në kuadër të manovrave treditore ushtarake. Garda elite revolucionare e Iranit ka lansuar disa raketa të përparuara gjatë ushtrimeve ushtarake, kanë raportuar mediat iraniane. Agjencia e lajmeve Tasnim e cila konsiderohet se është e afërt me Gardën revolucionare raketat i ka përshkruar si “ të mençura dhe përparimtare. Sikurse raporton agjencioni, shefi i forcave tokësore të Gardës revolucionare, gjeneral Muhamed Pakpur, ka deklaruar se raketat me sukses janë testuar gjatë këtyre manovrave ushtarake dhe si të tilla i dërgojnë porosi serioze të gjithë armiqve potencial të Iranit.”Jemi të gatshëm të përgjigjemi në mënyrë me shkatërruese ndaj çdo kërcënimi”, ka porositur gjenerali Pakpur.
Garda revolucionare ka kumtuar se testi është përgatitja për sulmet ushtarake” të agresorëve të huaj”, qëndron në kumtesën e tyre, e të cilin e ka përcjell agjencia e lajmeve Fars. Nuk është i njohur sa është gama e veprimit të raketave të provuara. Në fillim të shkurtit zyrtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë kumtuar se kanë” paralajmëruar “ Iranin, pasi që ka lansuar raketat balistike. Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të ushtrimeve të mëparshme të raketave kanë vu sanksione të reja mbi Iranin, pasi që konsiderojnë se ato e thyejnë marrëveshjen e arritur nukleare në mes bashkësisë ndërkombëtare dhe Teheranit. Irani thekson se nuk e ka shkel marrëveshjen nga Vjena të vitit 2015, pasi që asnjëra raketë e testuar nuk mund të mbajë koka nukleare, dhe për këtë shkak e akuzoi Washingtonin se po sillet në mënyrë amatoreske.
Ministri iranian i punëve të jashtme Muhamed Xhavid Zarif në konferencën e sigurisë e cila gjatë vikendit të kaluar u mbajtë në Minhen, ka theksuar se programi ushtarak iranian dhe testimi i raketave janë të destinuara enkas për mbrojtjen e kufijve të tyre, dhe se nuk paraqesin fare kërcënim për shtetet tjera.
Iranit nuk i nevojitet leja e shteteve tjera për të zbatuar të drejtat e veta legjitime, ka shtuar ministri iranian i punëve të jashtme Muhamed Zarif.
Burimi: Al Jazeera