U zbulua një dorëshkrim i rrallë i Kur’anit në Qerbela, Irak
Një dorëshkrim i rrallë i Kur’anit shkruar në stilin e shkrimit kufik është zbuluar nga një qendër kërkimore në qytetin e shenjtë të Qerbelasë, në Irak.
Kopja dorëshkrimit, e cila daton nga viti 912, është zbuluar nga Qendra për Kërkime mbi Ehl-ul-Bejtin (a.s.) Trashëgiminë në bashkëpunim me Kujdestarinë e Xhamisë së Shenjtë të Imam Husejnit (a.s.) ka raportuar faqja e internetit, Astan.
Mushtak Muzaffar, drejtor i qendrës, ka thënë se kopja është ndër dorëshkrimet më të vjetra të Kur'anit në botë.
Stili Kufik është forma më e vjetër kaligrafike nga dorëshkrimet e ndryshme arabe dhe përbëhet nga një formë e modifikuar e shkrimit të vjetër nabatean.
Ky stil i dorëshkrimit është zhvilluar rreth fundit të shekullit të VII-të në qytetin Kufa, Irak, nga i cili merr emrin e tij dhe qendra të tjera.
Mushtak Muzaffar tha se kopja do të vendoset në thesarin e dorëshkrimeve të Qendrës për Kërkime.
Burimi: IQNA News