İran

Sinjalet e luftës së Amerikës: Shtëpia e Bardhë ka kërcënuar Iranin për luftë

Administrata e Trumpit përmban figura të larta që reflektojnë sionizmin, të këtillë si dhëndri dhe këshilltari i tij Jared Kushner dhe politikanë dhe gjeneralë që ushqejnë një urrejtje të thellë për Iranin. Kryetari i sapo emëruar i CIA-s, Mike Pompeo ka udhëhequr fushatën brenda Kongresit gjatë vitit 2015 për të penguar arritjen e një marrëveshjeje bërthamore me Iranin.

Ditën e mërkurë, gjatë një deklarate jashtëzakonisht luftarake, këshilltari për sigurinë shtetërore të ShBA-së,  Michael Flynn ka akuzuar Iranin për “sjellje destabilizuese në Lindjen e Mesme” dhe e ka paralajmërëruar: “Që sot tutje zyrtarisht do ta vëzhgojmë me kujdes Iranin.”

Flynn e ka dënuar veprimin e Teheranit, për provimin e një rakete balistike gjatë ditës së djelë dhe e ka akuzuar regjimin iranian si përgjegjës për organiziminin e një sulmi kundrejt një anijeje luftarake që i përkiste Arabisë Saudite të realizuar ditën e hënë nga rebelët Husi të Jemenit, pavarësisht se nuk kishte asnjë provë për këtë.

Flynn vendosi të merrte vetë fjalën për të bërë këtë deklaratë gjatë brifing-ut të përditshëm që bëhet për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, pavarësisht se nuk kishte lajmëruar askënd paraprakisht. Ai u ftua nga sekretari për shtyp i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer për të mbajtur qëndrimin e tij jo vetëm kundër Iranit, por në të njëjtën kohë edhe për të mbajtur një qëndrim skeptik edhe kundër administratës së shkuar të Obamës.

Gjatë deklaratës së tij, Flynn nuk ka lënë ndonjë përshtypje se ShBA-ja është duke përgatitur ndonjë plan kundër Iranit, megjithatë në një deklarate që ka dhënë pas disa orës në një brifing pa prananinë e medias, Flynn u ka thënë zyrtarve të lartë se për shkak të provimit të raketave, ShBA-ja do të marrë ‘hapin e përshtatshëm’ kundrejt Iranit. Një funksionar është shprehur se ata po i trajtojnë të gjitha mundësitë e zbatueshme mbi Iranin dhe nuk ka pranuar ta përjashtojë luftën si një prej mundësive. 

Flynn, i cili e ka dënuar hedhjen e raketës balistike provë të djelën e shkuar si një provokim ka hedhur këto pretendime “Ky veprim i Iranit bie ndesh me vendimin 2231 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, sipas të cilit Irani nuk duhet të ndërmarrë veprimtaari të këtilla si përdorimi i një teknologjie ku përfshihet edhe hedhja e raketave balisike, e cila mund të kthehet në një raketë balistike të prodhuar për t’u shndërruar në armë bërthamore. ”

Nga ana tjetër, më shumë se një herë Irani e ka mohuar faktin se kët raketa balistike mund të përdoren për mbarjen e armëve bërthamore. Këtë gjë e ka konfirmuar edhe organi kompetent për ndjekjen e prodhimit të këtyre armëve sipas vendimit 2231, Agjensia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike. Në një deklaratë që ka bërë Ministria e Punëve të Jashtme Iraniane është bërë me dije se testimet e raketave “janë një pjesë e pandashme e programit iranian për t’u mbrojtur” dhe ka theksuar se nuk i pranon “komentet rreth programit të raketave iraniane të cilat mbartin motive politike.”

Flynn nuk ka parashtruar asnjë argument që të mbështesë pretendimet e tij qoftë për testimin e raketave, qoftë për drejtimin e sulmit të bërë ndaj anijes ushtarake saudite.

Këshilltari për Sigurinë Kombëtare ka ngritur pretendimet e tij në lidhje me sulmin e ditës së hënë kundrejt një anijeje të flotës ushtarake saudite se “Sulmi kundrejt flotës ushtarake sudite dhe emirateve në Detin e Kuq nga forcat Husi, që janë trajnuar dhe armatosur këto gjashtë muaj që kemi lënë pas është vetëm një ndër ngjarjet seriale kundër anijeve të ShBA-së dhe aeatëve të saj. Irani po kërcënon ShBA-në dhe miqtë e saj në rajon me këtë ngjarje dhe të tjera si këto.”

As Flynn, as ndonjë antar tjetër në administratën Trump nuk ka vërtetuar se Irani ka trajnuar apo ka armatosur rebelët Husi. Ajo që është e qartë në të gjithë këtë histori, është se Arabia Saudite, në bashkëpunim me ShBA-në dhe shtetet të ndryshme të Gjirit po zhvillojnë një luftë të përgjakshme, për të rrëzuar qeverinë e udhëhequr Husi në Jemen, në të cilën janë vrarë më shumë se 10.000 njerëz. Avionët luftarakë sauditë, të mbështetur edhe nga forcat e armatosura të ShBA-s, kanë vrarë civilë në sulmet në spitale dhe objekte të tjera jo-ushtarake. 

Vërejtjet Flynn kanë ardhur vetëm pas komentet luftënxitëse të ambasadorit amerikan në OKB, Nikki Haley, pas një seance të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të mbledhur të martën, me kërkesën e Washingtonit mbi testimin e raketave të Iranit një ditë më parë. Në mbledhjen në fjalë, Haley e ka cilësuar nisjen raketave si “absolutisht të papranueshm” dhe dekslaruar se: “Ne do të vihemi në ëvizje pas kësaj. Do të qënrojmë të fortë. Do të bëjmë zhurmë për këtë dhe do të bëjmë gjithçka që duhet për të mbrojtur popullin amerikan dhe njerëzit në të gjithë botën.” 

Si pasojë edhe vendimit të administratës së Trumpit për ndalimin e vizave amerikane të shtatë vendeve me shumicë myslimave, për fshirë këtu edhe Iranin, Teherani dhe Ëashingtoni ka pësuar një krisje të marrëdhënieve. Në kundërpërgjigje të këtij urdhri, ditën e martë Teherani ka nxjerr urdhrin që nuk i lejon më qytetrët amerikanë në Iran.

Qëllimi i afërt i administratës së Trumpit është marrëveshja bërthamore e vitit 2015 të administratës së Obamës, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës, Kinës dhe Rusisë me Iranin. Me anë të kësaj marrëveshjeje që fitoi fuqi ligjore në vendimin 2231 të OKB-së me kushtet që Irani të ndërpriste programin bërthamor dhe të pranojë kontrollet e palajmëruara do t’i jepej fund sanksionet e dëmshme ekonomike që ishin vënë Iranit.

Flynn ka akuzuar edhe administratën Obama se ajo nuk ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për t’iu kundërvënë veprimeve të dëmshme të Teheranit dhe vazhdoi kështu: “Presidenti Trump ashtu siç ka kritikuar rëndë marrëdhëniet mes administratës Obama dhe Iranit, ka kritikuar edhe OKB-në si të dobët dhe pandikueshmëri.”

Marsin e vitit të kaluar, duke folur me lobin e grupit sionist, Komiteti i Marrëdhënieve Publike Israel-Amerikë, Trump ka deklaruar: “Prioriteti im më i rëndësishëm është që të hedhë poshtë marrëveshjen katastrofale që është nënshkruar me Iranin... Kjo marrëveshje është katastrofike, për Amerikën, për Izraelin, dhe për të gjithë Lindjen e Mesme.” Ai u zotua se do ta ndalojë programin e raketave të Iranit, me pretendimin se ky program kërcënon Izraelin, Evropën dhe Shtetet e Bashkuara. “Ne nuk do të lejojmë që të ndodhë një gjë e tillë”, deklaroi Trump.  

Izraeli, i cili është aleati më i ngushtë i Washingtonit në Lindjen e Mesme është i armatosur deri në dhëmbë me ndihmën dhe asistencën e Shteteve të Bashkuara madje ka ndërtuar vetë një arsenal të tij bërthamor konsiderueshëm të pasur. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili e ka kundërshtuar ashpër marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, menjëherë e dënoi testin e raketave iraniane të ditës së hënë. Gjatë vizitës së tij në Ëashington këtë muaj, ai ka thënë se do të shtyjë administratën Trump që të ripërtërijë sanksione ekonomike ndaj Teheranit.

Administrata e Trumpit përmban figura të larta që reflektojnë sionizmin, të këtillë si dhëndri dhe këshilltari i tij Jared Kushner dhe politikanë dhe gjeneralë që ushqejnë një urrejtje të thellë për Iranin. Kryetari i sapo emëruar i CIA-s, Mike Pompeo ka udhëhequr fushatën brenda Kongresit gjatë vitit 2015 për të penguar arritjen e një marrëveshjeje bërthamore me Iranin.

Flynn ka një famë të keqe për ksenofobinë e tij anti-myslimane dhe pikëpamjet e tij të çuditshme, të cilat kanë qënë arsyet kryesore për largimin e tij nga detyra e drejtorit të Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes (DIA). Gazeta The New York Times ka raportuar një rast që përfshinte sulmin ndaj kompleksit diplomatik amerikan në Bengazi të Libisë në vitin 2012 në të cilin Flynn ka fajësuar Iranin dhe ka këmbëngulur se vartësit e tij të DIA-së të gjenin prova për të provuar se ai kishte të drejtë. Megjithatë prova të këtilla nuk ekzistonin.

Në vitin 2015, Flynn është shprehur për Komitetin e Punëve të Jashtme se “ndryshimi i regjimit në Iran është mënyra më e mirë për të ndaluar programet bërthamore të tij.” Në librat me titull The Field of Fight: How We can Win the Global War Against Radical Islam and Its Allies, Fusha e luftës: Si mund të fitojmë luftë globle kundër islamit radikal dhe aleatëve të saj, Flynn dhe bashkautori anti-iranian Michael Ledeen kanë shpalosur një plan për luftë kundër Iranit. Këta dy personalitete e kanë cilësuar Iranin si “çelësi kryesor” në mesin e një koalicioni të shteteve dhe grupeve terroriste të fokusuar për të sulmuar ShBA-në.

Në të njëjtën kohë, në administratën e Trumpit ka edhe prej atyre që janë kundër hedhjes poshtë të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015. Sepse një veprim i këtillë mund të çojë në nje përçarje të madhe me aleatët evropianë dhe mund të ndikojë negativishr tek mundësitë e arta që kjo marrëveshje i ka hapur kompanive të mëdha të naftës amerikane për të aksesuar tregjet dhe burimet e kthyera në rezervuarë të naftës dhe gazit natyror të Iranit.

Në seancën për konfirmimin e detyrës së tij muajin e kaluar, sekretari i mbrojtjes, James Mattis ka deklaruar se marrëveshja bërthamore ishte “marrëveshje e kontrollit jo e përsosur e armëve”, por që ShBA-ja ishte e detyruar që të vazhdonte ta respektojë atë. Sipas këndvështrimit të Mattis, kjo është një çështje strategjie: Duke qënë se Trump po përgatitet të përballet me Kinën,

një përplasje me Iranin mund të mos jetë një prioritet për momentin. Në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit, Mattis është nisur për në Azinë Lindore për të vizituar dy aleatët e Amerikës, Korenë e Jugut dhe Japoninë.  

Pavarësisht kësaj, parimisht Mattis nuk është kundër një lufte me Iranin. Gjatë periudhës që ka qënë Komandant i Qendrës së ShBA-së, një prej preukopimeve të tij ishte me kërcënimin e mundshëm të ardhur nga regjimi iranian. Sipas informacionit që qarkullon, në vitin 2011 ai e ka udhëzuar administratën e Obamës që të fusë trupat në Iran, me pretekstin se milici të mbështetura nga Irani kanë sulmuar bazar e forcave të ShBA-së në Irak. Ai u hoq nga detyra kur vendosi të transportonte një bazë ajërore të tretë në gadishullin persik duke u përgatitur kështu për një luftë të mundshme me Iranin.

Edhe fjalët nxitëse të luftës me Iranin kanë në thelb logjikën e tyre. Kjo gjë und të nxisë shtete të tjera të arenës ndërkombëtare që të tërhiqen shpejt në një konflikt të këtillë. Fakti se kërcënimi i drejtuar Iranit vjen nga ish gjeneralë  fashistë si Stephen Bannon dhe figura të tjera radikale që vijnë nga një grupim i formuar nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë është një paralajmërimet më kryesorë.

Administrata e Trumpit që ka vetëm disa javë në pushtet po ngjitet me shpejtësi drejt një pushteti oligarkik dhe militarist të drejtuar për nga luftrat për të përmbushur interesat më të larta të një grupi oligarkik të të pasurve.

Burimi: Global Research/ Medya Şafak