Turqi

Gjatë vizitës së tij në Arabinë Saudite, Erdogani i kërkon ndjesë Mbretit Selman

Presidenti Rexhep Tajip Erdogani ka qënë në Arabinë Saudite për një vizitë zyrtare
Presidenti Rexhep Tajip Erdogani ka qënë në Arabinë Saudite për një vizitë zyrtare

Ditën e djeshme, presidenti turk ka realizuar një vizitë të paprashikuar në Arabinë Saudite me qëllim që të vizitonte nga afër zyrtarët sauditë. Gjatë muajve të fundit presidenti Erdogan ka punuar nga afër me Iranin dhe Rusinë për krizën siriane, por mesa duket ku bashkëpunim nuk është pëlqyer nga sauditët. Nga ana tjetër, zyrtarët turq gjatë gjithë kohës e ndryshojnë fytyrën e tyre hipokrite përballë sauditëve dhe janë të gatshëm të fitojnë miratimin e Arabisë Saudite në bashkëpunimin e tyre politik dhe ekonomik me çdo kusht.

Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Arabisë Saudite kanë qënë të ngushta që prej fillimit të krizës siriane. Kjo marrëdhënie ka qënë një zgjatim i përfshirjes së kufinje të tyre tokësorë dhe ajërorë të këtyre dy vendeve, të cilat janë kthyer në trasporte lokale të pajisjeve ushtarake dhe trafikimin e terroristëve tekfirxhinjë që kanë hyrë në Siri për të luftuar sistemin ligjor të Bashar Al-Asadit. Gjatë muajve të fundit, ky bashkëpunim ka hasur shumë probleme pas çlirimit të Aleppos nga ushtria siriane.

Sipas disa ekspertëve, fitoret e ushtrisë siriane dhe aleatëve të saj në këtë luftë ka larguar nga arena e saj politike disa shtete si Shtetet e Bashkuara, Arabinë Saudite dhe Katarin. Pavarësisht faktit se këto shtete kanë shpezuar shumë para në luftën kundër Sirisë kanë arritur të marrin shumë pak rezultate krahasuar me veprimet e ndërmarra. Kjo humbje është bërë shkak i një dështimi politik të mbështetësve fnanciarë të terrorizmit, duke përfshirë dhe Arabinë Saudite.

Burimi: http://iuvmpress.com/