İran

Kryetari theksoi pikat e bashkëjetesës paqësore të besimeve në Iran

Kryetari i Iranit, Hassan Ruhani theksoi se pasuesit e feve dhe shkollave të   ndryshme kanë bashkëjetuar gjithmonë në mënyrë paqësore në Iran.

Duke folur në ceremoninë e hapjes së 17-të  të Kuvendit të Federatës Botërore të Shoqatave  Turistike  në Teheran, kryetari vuri në dukje se në Iran, kishat dhe sinagogat ekzistojnë krahas xhamive.

Hebrenjtë, të krishterët dhe zoroastrianët gëzojnë të njëjtën shkallë të lirisë në Iran ashtu si muslimanët, shtoi ai.

Huxhet ul Islam Hasan Ruhani gjithashtu vuri në dukje se hebrenjtë, të krishterët dhe zoroastrianët kanë përfaqësuesit në parlamentin e Iranit.

Sipas Kushtetutës të Iranit, pakicat fetare të njohura kanë të drejtë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në parlament, ndërsa ata mund të votojnë edhe për kandidatë muslimanë, gjithashtu.

Pesë vende në Parlamentin e Iranit janë të rezervuara për pakicat fetare. Aty janë një zoroastrian, një hebre dhe tre të krishterë (dy për të krishterët armenë dhe një për të krishterët asirianë .

Mbi 140 grupe turistike nga 35 morën pjesë në Kuvendin e 17-të të  WFTGA, i cili do të vazhdoi  deri më 1 shkurt. 

Irani fitoi ofertën për të organizuar Kuvendin e 17-të të  WFTGA në dhjetor të vitit 2014, në  konkurencë me Singapurin  dhe Danimarkën  dhe ka  fituar votat e kërkuara nga shtetet anëtare të WFTGA.

Kuvendi  është organizuar nga Federata e Shoqatave  Turistike nën kujdesin e Organizatës të Trashëgimisë Kulturore Iraniane, Turizmit dhe Zejtarisë.

Burimi: IQNA News