Turqi

Aeroplanët ushtarak rus gabimisht qëlluan mbi ushtarët turk

Zëdhënësi i Kremljinit Dmitrij Peskov ka konfirmuar se kryetari i Rusisë Vladimir Putini ka shpreh ngushëllime kryetarit të Turqisë Rexhep Tajib Erdoganit për shkak të sulmit ajror të rastësishëm në të cilin janë vrarë dhe plagos ushtarët turk. Më herët gjeneral shtabi turk ka konfirmuar se në sulmin ajror të rastësishëm të aviacionit ushtarak rus në Sirinë veriore janë vrarë 3 dhe janë plagos 11 ushtarët turk.”Sot rreth orës 8.40 gjatë sulmit në pozitat e ISIS-it në Siri, aeroplanët ushtarak rus gabimisht kanë qëlluar ndërtesën në të cilin gjendeshin ushtarët turk të cilët po marrin pjesë në operacionit”Mbrojtja e Eufratit”.

Kryetarët e Rusisë dhe Turqisë kanë  biseduar sot me telefon. Putini ka shpreh ngushëllime  Erdoganit për shkak të vdekjes së ushtarëve turq në afërsi të qytetit sirian al Bab. Dy lider poashtu janë pajtuar që të zgjerojnë koordinimin ushtarak gjatë operacioneve kundër terroristëve të ISIS-it dhe grupeve tjera ekstremiste në Siri.

Ministria ruse e mbrojtjes poashtu ka konfirmuar sulmin jo të qëllimshëm në të cilin janë vrarë dhe plagosur ushtar turk, Ministria ka shtuar se misioni i bombarduesve ushtarak rus ishte shkatërrimi i pozitave të terroristëve të ISIS-it në afërsi të qytetit sirian al Bab.

“Bombarduesit  rus ishin duke zbatuar detyrën ushtarake të shkatërrimit të pozicioneve të ISIS-it në al Bab. Komandantët e gjeneral shtabeve rus dhe turk janë marrë vesh që sa më afër të koordinojnë aksionet e përbashkëta dhe të këmbejnë informatat rreth gjendjes aktuale në terren

Ministri i mbrojtjes së Rusisë Sergej Shojgu ka informuar kryetarin Putin për hapat e ndërmarra pas sulmit të rastësishëm të aviacionit rus në trupat turke, ka deklaruar Peskovi. Ai ka shtuar se Shojgu ka konfirmuar se komandantët e gjeneral shtabeve të Rusisë dhe Turqisë kanë biseduar sot me telefon rreth situatës së krijuar.

“Gjatë bisedës, Valerij Gerasimor(komandanti i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Rusisë) ka shpreh ngushëllime kolegut turk Hulusi Akar (komandanit i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Turqisë). Ministri Shojgu ka deklaruar se gjatë bisedës është vendos që së bashku të punohet në përmirësimin e mekanizmit të koordinimit të veprimeve të përbashkëta në luftë kundër terroristëve në Siri”, ka deklaruar zëdhënësi i Kremljinit .

Burimi: Sputnik