Myftiu falënderon Iranin për përkrahjen për Sirinë kundër terroristëve
Myftiu i Sirisë, Shejh Ahmed Badreddin Hassoun e vlerësoi shtetin e Iranit për mbështetjen e tij për Sirinë në luftën e saj kundër terroristëve.
Duke iu drejtuar besimtarëve Ditën e Xhuma në Teheran para predikimit, Hytbes, Shejh Hassoun, i cili është në Iran për të marrë pjesë në Konferencën e 30-të Ndërkombëtare të Unitetit Islam, tha: "Për çlirimin e qytetit të Halebit, ku të gjithë terroristët janë detyruar të largohen , e falënderoj popullin e Iranit. "
Ai tha se Siria ka arritur fitoren me vullnetin e Zotit, duke shtuar se Libani, Gaza dhe Kudsi (Jerusalemi) të çlirohet me vullnetin e Zotit.
Në fillim të javës, forcat siriane përfunduar çlirimin e Halebit, ku militantët kanë dorëzuar pjesën më të madhe të territorit të mbetur.
Qindra militantëve të përkrahur nga të huajt kanë lënë armët në Haleb në 24 orët e fundit. Pothuajse 6,000 civilë janë larguar ditën e kaluar.
Halebi, dikur qendër komerciale dhe industriale e Sirisë, ishte ndarë në dy pjesë që nga viti 2012, pjesën perëndimore e kontrollonte qeverinë, kurse pjesën lindore e kontrollin terroristët.
Siria është kapluar nga lufta civile që prej marsit të vitit 2011 me grupe të ndryshme terroriste, duke përfshirë Daesh (e njohur edhe si ISIL apo ISIS), që aktualisht kontrollon një pjesë të saj.
Sipas një raporti nga Qendra Siriane për Hulumtime të Politikave, konflikti ka marrë jetën e më shumë se 470,000 njerëzve, kurse të plagosur janë 1.9 milionë të tjerë, dhe të zhvendosur pothuajse gjysmën e popullsisë së paraluftës prej rreth 23 milionë brenda vendit apo përtej kufijve të saj.