İran

Këshilltari i lartë ushtarak iranian: ISIS i ka rrënjët në sionizëm, vehabizëm

Daesh (ISIS) dhe aktet terroriste i kanë rrënjët në ideologjitë e sionizmit, vehabizmit dhe fuqive arrogante për të vrarë muslimanët, tha gjeneral major Hassan Firouzabadi, këshilltar i lartë ushtarak i  Udhëheqësit të Iranit.

Duke folur në një ceremoni lokale, ai tha se Daesh (ISIS) është krijuar nga regjimi saudit dhe ideologjia vehabiste  është krijuar nga Mbretëria e Bashkuar, Anglia.

Hassan  Firouzabadi, ish-shef i stafit të Forcave të Armatosura të Iranit, tha se Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe Britania e Madhe kanë frikë nga muslimanët dhe kjo është arsyeja pse ata arritën të vrasin muslimanët, duke siguruar armë kimike dhe para për terroristët.

Ai shtoi se të parët saudite kanë promovuar vehabizmin në rajon duke shpenzuar petrodollarët e tyre dhe me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.

Asnjë fuqi nuk është në gjendje për t'iu kundërvënë Revolucionin Islamik të Iranit, sepse Revolucioni Islamik i Iranit  gëzon kulturën e martirizimit, shehidllëkut, theksoi komandanti.

Burimi: IRNA