İran

Pse e lufton Perëndimi Revolucionin Islamik?

Shkrimtari amerikan investigativ, Kevin Barett ka theksuar se tentativat e Perëndimit dhe Sionistëve për të luftuar Revolucionin Islamik nuk janë gjë tjetër veçse tenttiva për të shkëputur vëmendjen nga politikt armiqsore që ato ndjekin kundër myslimanneve.

Gjatë një reportazhi që shkrimtari dhe analisti politik amerikan, Kevin Barett ka dhënë për Agjencinë e Lajmeve Tesnim ka bërë një vlerësim të detajeve të daljes së Perëdimit kundër Iranit dhe Revolucionit Islamik.

Kevin Barett është shprehur kështu: “Përpjekjet e Perëndimit dhe të Sionistëve për të luftuar Revolucionin Islamik nuk janë asgjë më shumë sesa tentativa për të shkëputur vëmendjen nga politikat e tyre armiqësore që ndjekin karshi myslimanëve.”

Barett, duke mbështetur Iranin për ndihmën që ka dhënë me anë të aktivistëve të tij për të formuar një koalicion ndërkombëtar kundër imperializmit dhe sionizmit ka prekur disa nga mënyrat e ndryshme që fuqitë botërore kanë përdorur kundër Iranit që ka Revolucioni Islamik i vitit 1979 dhe deri më tani.

Kevin Barett na ka njohur me luftën e Iranit kundër hegjemonisë amerikane në rajon dhe në Lindjen e Mesme dhe me politikën rezistuese të shoqërisë ndërkombëtare të Republikës Islamike të Iranit kundrejt Washingtonit. Ndërsa kundrejt pyetjes sonë për të cilën nuk mund të na jepte informacion është përgjjigjur kështu:

“Revolucioni Islamik i Iranit ia ka arritur me sukses që të shkëputet nga imperializmi i Amerikës. Merita për një pjesë të suksesshme të Revolucionit i takon Imam Humeinit. Ky personalitet ka bërë të mundur që me anë të një ligji të ri dhe modern të gjejë rrugën për të krijuar një jetë të re të një polulli me stilin e jetesës islamik. Sigurisht, Sigurisht, Irani nuk ka arritur që këtë shembull të sistemit islamik të udhëheqjes t’ia kalojë edhe vendeve të tjera islamike. Sepse këto vende islamike nuk kanë pasur personat e nevojshëm të guximshëm për ta aplikuar këtë sistem. Irani ka arritur me sukses që ë rajon të ndërtojë një  aks rezistues kundër fuqive amerikano-sioniste të kërkojnë të marrin nën kontroll rajonin. Iranin ka ndihmuar dhe ka arritur me sukses që me anë të aktivistëve të tij të formojë një koalicion ndërkombëtar kundër imperializmit dhe sionizmit.”

Ndërsa pyetjes se çfarë rruge kanë përvetësuar për të ndjekur Perëndimi dhe Sionizmi në paradigmën e tyre në rajon për t’i rezistuar Iranit, Barett i është përgjigjur kështu: “Gjatë hapave të parë për të luftuar Revolucionin Islamik, Perëndimi dhe Sionizmi u munduan që ta ndalonin atë. Më pas përdorën terrorizmin për ta sulmuar atë dhe i detyruan të hynin në luftë kundër Irakut. Më në fund përdorën teknikën e futjes së njerëzve të tyre të infiltruar. Kjo është një strategji e përngjshme me strategjinë që George Kennan pati përdurur në luftën kundër ish Bashkimit Sovjetik. Me anë të politikave të tyre të përllogaritura mirë dhe tepër të zgjuara u munduar që të pengonin zgjerimin e popullsisë së Iranit. Amerika dhe Izraeli i kanë mbështetur hipokritët, grupimet terroriste dhe grupimet e tjera kundër Iranit, kanë ndërhyrë në punët e brendshme të disa shteteve të Lindjes së Mesme me pretekstin se po i ndihmonin duke i mbrojtur kundërejt Iranit, kanë zbatuar sanksione ekonomike kundër Iranir dhe kanë filluar një propagantë të gjerë mediatike në mediat e Lindjes së Mesme dhe Perëndimit kundër Iranit. Veçanërisht, pas fitores së Hizbullahut në vitin 2006, në Lindjn e Mesme u përhap iranofobia dhe sektarizmi.”

Ndërsa pyetjes se si do të luftohej në Lindjen e Mesme nëse nuk do të ekzistonte Revolucioni Islamik i Iranit dhe ideologjia iraniane, Barett është përgjigjur kështu: “Me prezencën e Pehleviut që gjendej në udhëheqje akoma edhe në vitin 2017 në Iran si një përfaqësues i imperializmit amerikan dhe sionizmit është e vështirë të konceptosh mundësinë e dëshmisë në Lindjen e Mesme. Një Iran i këtillë, me shumë mundësi do t’i përngjasonte Indisë së sotme. Ndërsa varfëria dhe injoranca po rriten, gjendja ekonomike e të apsurve sa vjen e zgjerohet dhe njerëzit janë duke hyrë në marrëdhënie bashkëpunimi me imperializmin amerikan.”

Burimi: Press TV