"Dita e Islamit" shënohet në Kishën Katolike
Më 26 janar 2017, në përfundimin e Javës së Lutjes për Bashkimin e të Krishterëve, Kisha Katolike në Poloni përkujtoi 'Ditën e Islamit ".
Këshilli i Përbashkët i Katolikëve dhe Muslimanëve dhe Komisioni për Dialogun me Fe Jo-të Krishterë të Konferencës së Ipeshkëve të Polonisë 'organizoi një ngjarje në Białystok, sipas agjencisë italiane të lajmeve SIR.
Ndihmës Ipeshkvi Henryk Ciereszko i Białystok-ut, tha se dita "do të jetë para së gjithash një takim për lutje" dhe do të jetë "një mundësi për t'iu kundërvënë dhunës së bashku" në "kontekstin e sulmeve terroriste dhe luftës në Lindjes e Mesme."
Polonia është një vend evropian-lindor në Detin Baltik. Rreth 88 për qind e popullsisë së vendit është e krishterë katolikë.
Numri i muslimanëve polakë nuk është i qartë dhe vlerësimet shkojnë nga 20.000 der në 50.000.
Burimi: Catholicculture