Në Iran, një grua me sëmundjen e Hodgkin ka arritur që të lindë fëmijën e saj duke i trasferuar embrionin që e kishte ngrirë që prej vitit 2003
Shkencëtarët iranianë, të cilët kanë dhënë shpjegimet e nevojshme në lidhje me ngjarjen që ka ndodhur në Istifahan kanëë theksuar faktin se përpjekjet e mëparshme për të mundësuar lindjen e një embrioni kaq të vjetër kanë dështuar.
Doktor nga Qendra e Kurimit të Shtatzanisë në Isfahan, Dr. Seid Esadullah Kalantari na bën me dije se sjellja në jetë e një embrioni 14 vjet të ngrirë është një rekord i paarritur më parë, ai është shprehur se “Askush nuk ka mundur ta bëjë këtë gjë më parë”.
Është bërë me dije se nëna 42 vjeçare e cila arriti ta mundte sëmundjen e Hodgkinit, i cili cilësohet si një lloj kanseri që fillon në qelizat e sistemit imunitar të njeriut, tashmë gëzon shëndet të plotë.
Burimi: Sputnik