Londra organizon programin për ditëlindjen e Hz.Zejnebes
Një program do të mbahet në Qendrën Islamike të Anglisë në Londër në fundjavë me rastin e përvjetorit të lindjes të Hz.Zejebes (a.s.).
Sipas faqes të internetit të qendrës, programin i titulluar "Zejnebe (a.s.) Zonja e Madhe", do të mbahet të shtunën, më 4 shkurt 2017.
Me një program do të festohet ditëlindja e zonjës së madhe që është një simbol i qëndresës dhe durimit.
Programi do të fillojë me leximin e ajeteve nga Kur’ani i Shenjtë nga Sejid Xhelal Masumi.
Do të pasohet me një fjalim nga Shejh Ejub Rashid mbi karakterin dhe virtytet e hazreti Zejnebes (a.s.) si një model për të gjithë muslimanët.
Do të ketë edhe poezi që do të lexohen nga Keuther al-Zubeidi dhe Nashide (këngë fetare) nga Imran Datu, si dhe programe të veçanta të tilla si gara për fëmijë.
Qendra Islamike e Anglisë-Londër (ICEL) është themeluar në dhjetor të vitit 1995, dhe u hap zyrtarisht në nëntor të vitit 1998.
Sipas faqes të internetit, qendra, në bashkëpunim me organizata të tjera islamike në Evropë, dëshiron të ofrojë udhëzime shpirtërore për komunitetin musliman në përgjithësi, si dhe dëshiron të kujdeset për nevojat sociale, kulturore, arsimore dhe rekreative të anëtarëve të komunitetit - veçanërisht për femrat dhe brezin e ardhshëm.
Objektivi tjetër kryesor i Qendrës Islame manifestohet në përpjekjet e saj të sinqertë për të përhapur njohuri autentike për Islamin dhe për të siguruar jomuslimanët me një kuptim më të mirë dhe më të qartë të Islamit.
Qendra Islamike e Anglisë-Londër (ICEL) kërkon të ndërtojë ura me shoqërinë në përgjithësi dhe për të krijuar lidhje më të ngushta ndërmjet popujve të besimeve të ndryshme dhe kulturave në të gjithë botën.
Burimi: IQNA News