Siria

Al-Nusra ka humbur 35 anëtarë në përleshjet ndër-terroriste në Idlib, Halep

Fronti  Al-Nusra  (që tani quhet Fronti Fatah al-Sham) humbi 35 anëtarë në përleshjet me tri grupe të tjera terroriste në provincat e Halepit dhe Idlibit.

Militantët e Frontit Al-Nusra janë angazhuar në luftimeve të ashpra me Soqour Al-Sham  dhe Ahrar al-Sham pranë qytetit të Ahsam në Idlib për të pushtuar qytetin.

Përleshje të ashpra janë raportuar midis Xheish el-Muxhaheidin dhe Soqour al- Sham me terroristët e  Frontit al-Nusra.

Fronti al-Nusra thuhet se ka pësuar një numër total prej 35 viktimave  në përleshjet me militantët rivalë në Halep dhe Idlib deri më tani.

Në ndërkohë, raportet thonë se militantët e Xhundullahit në qytetin  Sarmada në Idlib janë bashkuar me Ahrar al-Sham për të luftuar kundër Frontit al-Nusra.

Zhvillime të rëndësishme ndodhën të enjten në pjesën veriore dhe veri-perendimore të Sirisë, luftimet intensive vazhduan në mesin e grupeve terroriste në Siri me Frontin al-Nusra me sulme të fuqishme në burgun qendror të Idlib-it në pjesët perëndimore të qytetit.

Fronti al-Nusra ka intensifikuar sulmet e tij kundër militantëve të tjerë dhe është përpjekur për të marrë kontrollin e qytetit Hajjan në pjesën veriore të  Halepit duke rrethuar pozicionet e terroristëve Fajlak al-Sham dhe Xhebha al-Shamija në rajon.

Ndërkohë, një komandant i Frontit  al-Nusra, Taha el-Khatib, së bashku me pesë anëtarët e grupit terrorist u vranë në përleshjet me militantët e Soqour al-Shamit në rajonin Xhahba al-Zawiya në jug të Idlibit.

Pasi përleshjet u intensifikuan  midis Frontit al-Nusra dhe militantëve të tjerë, grupet terroriste të Soqour Shamit, Xheish al-Islam (në Idlib), Xheish al-Muxhahidinë, Istakam Kama Amart dhe el-Xhabha el-Shamiya (në Halepin perëndimore ) deklaruan bashkimin me grupin terrorist Ahrar al-Sham, raportoi  Agjencia e Lajmeve FNA.

Burimi: Al Alam