Taxh al-Din Helali:Ne duhet të ndjekim Ehl ul Bejtin (a.s.) , duhet të pasojmë rrugën e Imam Humejnit
"Njeriu është i pa vlerë për deri sa nuk beson në Zot , nëse ai nuk beson në Teuhid dhe në Pejgamberin e Shenjtë ".
Sipas Agjencisë së Lajmeve të Ehlul Bejt-it - ABNA – myftiu musliman i Austrialisë në Seminarin Khatam al-Anbia në Arak ka thënë:
“ Njeriu është i pa vlerë për deri sa nuk beson në Zot , nëse ai nuk beson në Teuhid dhe në Pejgamberin e Shenjtë ".
"Të gjithë muslimanët kanë në besimin e tyre dashuri për Ehlul Bejtin dhe Kur'anin e Shenjtë. bekimet e Allahut në tokë janë tej mase, por Islami është bekimi më i madh, i fundit, sipas Kur'anit ", shtoi ai.
"Shprehja" nuk ka zot tjetër përveç Allahut "është fraza më e rëndësishme në Islam dhe detyra jonë si misionarë të Islamit është për të përhapur fjalën e Teuhidit në të gjithë botën ", tha ai.
Duke theksuar për lëvizjet tekfiriste, ai tha: "Ne duam të ftojmë jomuslimanët në Islam, por tekfiristët vrasin muslimanët duke bërtitur" Allahu Ekber "dhe" La ilahe illallah ".
"Nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të kuptuar Kur'anin pa Ehlul Bejtin dhe asnjë mënyrë për të kuptuar Ehlul Bejtin pa Kur’an. Nëse dikush nuk ka asnjë lidhje me Kur’anin e Shenjtë dhe Ehlul Bejtin, ai nuk ka asnjë lidhje me Allahun. Për të kuptuar Sunetin e Pejgamberit të Shenjtë, Muhammedit (a.s.), duhet të dimë për Ehlul Bejtin, pa marrë parasysh se çfarë jeni musliman shiit, sunnit, selefi. Të gjithë duhet të ndjekin Ehlul Bejtin ". tha ai.
Duke iu drejtuar studentëve të Seminareve ai tha: "Falni namazet, sidomos të sabahut dhe ndjekni rrugën e Imam Humejnit.”
Vlen të përmendet se Konferenca e parë për afërsinë e Shkollave Juridike Islame në mendimet e Imam Homeinit dhe Imam Khamenei nisi sot në Arak në bashkëpunim me Universitetit e Arakut, Kuvendin Botëror të Ehlul Bejtit dhe institucionet tjera.
Burimi: ABNA24