Kosova

Aktivistet e LVV të arrestuar politik

Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka njoftuar se është arrestuar Nol Nushi, aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje.

Më poshtë është shkrimi i Molliqaj, ku edhe i shpjegon arsyet e arrestimit të Nushit.

Policia e Kosovës ka arrestuar aktivistin e Lëvizjes, Nol Nushi, për aktivitetet tona publike protestuese në të kaluarën. Ky arrestim politik tregon që përndjekja politike e këtij regjimi nuk po ndalet.

Merreni me mend, në kohën kur sovraniteti i Kosovës po cenohet në të gjitha anët nga strukturat kriminale të Serbisë, Qeveria e Kosovës është e preokupuar me hakmarrjen ndaj kundërshtarëve të saj politik.

Ky regjim që arreston të rinj e të reja, anipse përditë po vërtetohet pafajësia e tyre në të gjitha rastet, do të bie shumë shpejt. Kosova do të ndryshojë dhe drejtësia do të jetë e pakompromis.