Turqi: 780 persona janë burgosur për lidhje me ISIS-in
Të paktën 780 persona, duke përfshirë 350 të huaj, janë në paraburgim - disa prej të cilëve janë dënuar - për lidhje të dyshuara me të ashtuquajturin "Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit" (ISIS), grup terrorist, sipas Ministrisë së Drejtësisë të Turqisë.
Ministria e Drejtësisë lëshoi një raport të mërkurën duke thënë se një total prej 725 personave, të cilët janë të dyshuar si anëtarë të ISIL-it, janë aktualisht në burg. Për më tepër, 55 tashmë janë dënuar si anëtarë të grupit ekstremist.
Për më tepër, në raport thuhet 73 persona janë dënuar si anëtarë të organizatës ekstremiste të al-Kaidës - 10 të tjerë janë dënuar.
Që nga viti 2015, Turqia ka luftuar disa grupe ekstremiste si në Turqi dhe përgjatë kufirit të saj me Sirinë. Ajo lufton kundër ISIS-it dhe PKK, përgjatë kufirit të saj në veri të Sirisë, si dhe me rrjetet e grupeve ekstremiste brenda Turqisë.