Fshati iranian me numrin më të madh të hafizëve në botë
Kuranabad është një fshat pranë qytetit Shiraz në jug të Iranit ku 63 fshatarë janë hafizë të Kur'anit.
Me një popullsi prej 1200 banorë, fshati ka ndoshta numrin më të lartë të hafizëve të Kur'anit në botë.
Ishte viti 1996, kur filluan përpjekjet për ta kthyer në fshat, atëherë i njohur me emrin Muhammedabad, në një fshat me emrin Kur’anabad (Fshati Kur'anor).
Në atë kohë, kur nuk kishte asnjë hafiz të Kur’anit në Muhammedabad, një numër i hoxhallarëve filloi të punojë për promovimin e kulturës Kur'anore duke mësuar leximin e Kur’anit dhe mësimin përmendësh të Kur’anit në fshat.

Ata themeluan një Institut Kur'anor-Kulturor të quajtur Bajt al-Ahzan Hazreti Zahra (a.s.), i cila ka filluar mësimin e leximit të Kur’anit dhe kurse për mësimin përmendësh të Kur’anit.
Instituti Kur’anor Kulturor ka zhvilluar aktivitetet e tij me shpejtësi dhe tani ai ka 165 degë në të gjithë vendin, sipas Agjencisë së Lajmeve Fars.
Në vitin 2001, një Shkollë për Mësimin Përmendësh të Kur'anit, u përurua në Muhammedabad dhe në vetëm brenda një viti, shtatë prej nxënësve të saj kanë mësuar të gjithë Kur’anin përmendësh.
Jo vetëm ata nga fshati Muhammedabad, por edhe të tjerë nga fshatrat përreth dhe qytetet, madje edhe nga vendet e tjera si Afganistani dhe Indonezia, janë regjistruar në këtë shkollë për të mësuar përmendësh Kur'anin.
Deri tani, rreth 200 hafizë të Kur'anit kanë diplomuar në këtë shkollë, duke përfshirë 63 hafizë të Kur’anit nga Muhammedabadi, i njohur tani si Kur’anabad, (prapashtesë 'abad ‘ në persisht do të thotë fshat, pra, do të thotë Fshati i Kur’anit).
Burimi: IQNA News