Iraku

Udhëheqësit e ISIS-it largohen nga Iraku për në Siri

Thuhet se udhëheqësit e ISIS-it kanë filluar të largohen nga Iraku për në Siri për të marrë pjesë në luftën kundër forcave siriane.

Organizata terroriste ISIS ka pësuar humbje të madhe territoriale në Irak,  gjatë sulmit në qytetin Mosul, i cili i ka lënë militantët me moral të ulët.    Për këtë arsye grupi ka filluar të dërgojë udhëheqësit e tij dhe militantët në qytetin sirian të Deir el-Zur, në një përpjekje për ta përqendruar fuqinë e tij  ushtarake në Siri sepse është e sigurt humbja e tij në Irak.

Grupi terrorist ISIS e pushtoi  Mosulin në qershor të vitit 2014. Pavarësisht humbjes të sipërfaqeve të mëdha të qytetit, terroristët janë ende duke e mbajtur një pjesë të tij.

Ushtria irakiane filloi ofensivën e shumëpritur për çliruar Mosulin nga terroristët. Trupat ushtarake deri më tani kanë bërë përparim të rëndësishëm në fortesën e grupit terrorist dhe janë gati për të çliruar plotësisht pjesën lindore të Mosulit.

Burimi: Bas News