Ajetullah Sejjid Ali Hamanei

Ajetullah Hamenei: Studentët myslimanë në Evropë duhet të promovojnë Islamin

Lideri i Revolucionit Islamik, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei
Lideri i Revolucionit Islamik, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei

Lideri i Revolucionit Islamik Iranian, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei i ka bërë  thirrje urgjente studentëve myslimanë në Evropë që të kenë ndikueshmërinë e tyrë në ambjentet ku gjenden dhe që të promovojnë Islamin.

Në takimin e zhvilluar në një hytbe të premteje me rasin edhe të 51 vjetorit të Shoqërive Islamike të studentëve në Evropë, Ajetullah Hamenei është shprehur kështu: “Nuk keni asnjë justifikim. Të dashurit e mi, ajo që lipset prej jush është shumë më shumë se vetë-zhvillimi shkencor, religjoz dhe etnik.” Lideri vazhdoi më pas fjalën e tij si më poshtë: “Prej jush pritet që ju të ndikoni dhe të lini përshtypje në ambjentin ku rrethoheni dhe të tërhiqni më shumë ndjekës në rrugën e Zotit nëpërmjet fjalëve dhe veprave tuaja”.

Ajetullah Hamenei është shprehur se kjo është një detyrë e çdo myslimani në ktë “luftë josimetrike” të arrogancës së fuqive të pozicionuara kundër flamurit të Islamit të pastër.

Ajetullah Hamenei ka theksuar se të qënit një i ri në ambjentet e universiteteve mund të përdoret si një forcë me fuqi të madhe për të ndihmuar njerëzimin që të arrijë qëllimet e tij fisnike.

Më tej, Ajetullah Hamenei ka shtuar se përtej këtyre dy përparësive, studentët myslimanë në Evropë kanë edhe privilegjin e të qënit pjesë e shoqërive islamike të ndryshme me influencë.

Lideri i Revolucionit Islamik ka theksuar se të gjithë myslimanët duhet të jenë një burim i pashterueshëm i dijes së saktë të dijes islamike dhe të rrugës së drejtë hyjnore.

Ajetullah Hamenei u uroi këtyre studentëve një jetë aktive, me shpresë dhe të ndritshme.

Burimi: Press TV