Delegacioni i Kongresit amerikan në vizitë Sirisë
Delegacioni amerikan i ish dhe përfaqësuesve të tanishëm të Kongresit amerikan aktualisht gjendet në vizitë në Siri. Është kumtuar se nuk e përjashtojnë edhe takimin me kryetarin sirian Bashar al Asadin. Sipas burimeve të ndryshme arabe dhe amerikane, në mesin e të cilëve edhe The Washington Post, delegacioni i kongresmenëve amerikan aktualisht gjendet në Siri, dhe se ka arritur të martën, kur kanë ateruar në Aeroportin ndërkombëtar ajror në Damask dhe janë drejtuar drejt Halepit, në të cilin do të vizitojnë spitalin dhe kampin e refugjatëve në të cilin janë vendosur qytetarët të larguar nga qytetet Fua’a dhe Kafraja, të cilët gjendeshin në krahinën e Idlibit dhe janë të rrethuar nga terroristët e ISIS-it që nga viti 2015.
Delegacionin e udhëheq deputetja e Kongresit amerikan Tulsi Gabbard e cila shpesh e ka kritikuar Obamën për shkak të politikës armiqësore kundrejt Sirisë, ndërsa e shoqëron edhe Denis John Kucinich, ish kongresmeni nga radhët e partisë demokratike. Aktualisht nuk ka fotografi apo video incizime nga vizita e tyre, për shkaqe të arsyeve të sigurisë, nuk do të jepen kurrfarë detaje lidhur me vizitën e tyre në Siri. Megjithatë, gjer tani, mediat kanë arritur të marrin vesh, se Tulsi Gabbard është takuar me disa zyrtar sirian. “Kongresmenja Tulsi konsideron se është e rëndësishme të bisedohet me njerëz dhe grupe të ndryshme përfaqësuesish, duke përfshirë krerët fetar, punonjësit humanitar, refugjatët dhe udhëheqësish të bashkësive të ndryshme”, ka cituar zëdhënësja Emily Latimer. Gabbard gjatë këtij muaji ka paraqit në Kongres propozim ligjin për ndalimin e dërgimit të armatimit amerikan grupeve terroriste, posaçërisht atyre që luftojnë në Siri kundër Asadit.
Më herët në intervistën dhënë për CNN, kongresmenja Tulsi Gabbard ka deklaruar se”Amerika duhet të zmbrapset nga ideja e rrëzimit të Asadit dhe se duhet të fokusohet në luftë kundër ISIS-it dhe Frontit Al-Nusra. Gabbard është veterane e luftës nga Iraku, dhe pas vizitës private me Trumpin është spekuluar se në administratën e tij do të zeje vendin e këshilltares për çështjet e Lindjes së Afërt. Shpesh është konfrontuar me partinë e vet, posaçërisht rreth politikës së gabuar amerikane në konfliktin sirian. Zëdhënësja e kongresmenes Tulsi Gabbard akoma nuk ka konfirmuar se a do të takohet ajo gjatë vizitës në Siri edhe me kryetarin sirian Bashar al Asadin, por nga përvoja dihet se të gjitha delegacionet e huaja të cilët më parë e kanë vizituar Sirinë kanë pasur edhe takimin me presidentin sirian Bashal al Asadin.
Burimi: Logiçno