Presidenti i Iranit ka testuar makinën elektrike në Ditën Kombëtare të Ajerit të Pastër
Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani ka testuar makinën elektrike të prodhimit të brendshëm të vendit në Ditën Kombëtare të Ajerit të Pastër.
Ditën e mërkurë, në mes të disa sesioneve të mbledhjeve të kabinetit, Rouhani ka gjetur mundësinë që të bëjë një tur bashkë me disa nga ministrat e tij për të kontrolluar produktet e tre kompanive të bazuara në dije dhe njohuri, të cilat kanë prodhuar makina elektrike dhe motorçikleta.
Presidenti iranian është informuar mbi aftësitë dhe cilësinë e këtyre produkteve, ku përfshihen makinat elektrike Yooz me dy vende për t’u ulur, të prodhuara nga Universiteti Islamik Azad i Kazvinit, si dhe dy motorçikleta elektrike të prodhuara nga dy qendra të tjera kërkimore në këtë fushë.
Makinat Yooz mund të udhëtojnë me një shpejtësi prej 80 kilometrash në orë. Kjo makinë mund të mbajë deri në 15 kilovat-orë elektricitet për një distancë prej 100 kilometrash dhe duhet vetëm dy orë e gjysëm për t’u rikarikuar plotësisht.
Presidenti i Iranit (i pari në rresht) ka inspekuar një makinë elektrike të prodhur nga një kompani e bazuar në dije në Teheran më 18 janar të këtij viti. (Kreditet e fotos – IRNA)
Gjatë inspektimit të tij, Rouhani i vlerësoi produktet dhe gjithashtu theksoi nevojën për të rritur cilësinë dhe sigurinë e tyre.
Irani e ka emëruar 18 janarin si Dita Kombëtare e Ajerit të Pastër për të tërhequr vëmendjen drejt problematikës së ndotjes së ajrit i cili ka kapluar qytetet më të mëdha të vendit.
Një pamje e përgjithshme që tregon Teheranin pas perdes së një smogu kafe-të bardhë, pasi një ndotje e rëndë ka goditur kryeqytetin e Iranit më 18 janar 2016. (Kreditet e fotos – IRNA)
Gjatë këtyre viteve të fundit, qytetet metropolitane të Iranit, duke përfshirë edhe kryeqytetin Teheran kanë vuajtur nga ndotja e ajrit rëndë, pasojë kryesisht kryesisht e grimca ndotëse që rrjedhin nga emisionet e makinave.
Veçanërisht, ndotja në vend rritet gjatë periudhës së dimrit nga rënja e temperaturës dhe mungesës së erës.
Burimi: Press TV