Siria nuk e ka pushtuar por e ka çliruar Halepin
Të mërkurën me 11 janar 2017, Kombet e Bashkuara kanë pranuar se forcat qeveritare nuk e kanë pushtuar por e kanë çliruar Halepin. Në raportin zyrtar për çështjet humanitare në botë, Kombet e Bashkuara kanë cek se 75% të civilëve nga pjesa lindore e këtij qyteti kanë vendos të mbesin në pjesën perëndimore të territorit që prej fillimit të luftës ishte nën kontrollin e forcave qeveritare siriane. Kombet e Bashkuara vlerësojnë se gjatë dhjetorit nga pjesa lindore e Halepit janë evakuar 147.000 qytetar, prej të cilëve vetëm 36.000 njerëz duke përfshirë edhe kryengritësit janë evakuar nga pjesa lindore e Halepit në hapësirat të cilët i kontrollojnë kryengritësit në krahinën e Idlibit. 110.000 njerëz janë evakuar në hapësirat të cilët i kontrollon qeveria, prej të cilëve menjëherë pas çlirimit të Halepit lindor rreth 50.000 njerëz janë kthyer në shtëpitë e tyre në Halepin Lindor, gjersa të tjerë kanë gjetur përkohësisht strehim në pjesën perëndimore të qytetit.
Kombet e Bashkuara me këtë raport kanë demantuar shkrimet e shtëpive mediatike perëndimore dhe të monarkive arabe të Gjirit Persik si dhe opservatorit sirian për drejtat njerëzore, qendrës mediale Aleppo, helmetkaltërve të bardha, yjeve të Twiterit Bane Alabed dhe të gjithë asaj me të cilët me muajt mediat kanë bombarduar me lajmet e tyre të rrejshme rreth Halepit. Në të vërtet kësaj here flitet për raportin zyrtar të Kombeve të Bashkuara, e jo të qeverisë siriane, apo të forcave siriane apo ruse apo aleatëve të tyre në terren, të cilët me muajt të tërë kanë informuar por askush nuk ka dashur të dëgjojë ata. Popullsia autoktone e Halepit nuk është ngritur kundër qeverisë siriane, por armët në duar i kanë marrë të”sapoardhurit” nga të katër anët e botës të cilëve, predikuesit fetare nga Arabia Saudite, Turqia dhe Katari i kanë forcuar dhe shpërlarë trurin e tyre gjoja për “luftën e shenjtë”.
Pas raportit zyrtar të Kombeve të Bashkuara, del se gjithsejtë me anëtarët e tyre të familjeve kanë qenë afro 40.000 që janë ngritur në kryengritje kundër qeverisë legjitime siriane nga gjithsejtë 2,3 milion banor të Halepit sipas regjistrimit të popullsisë së vitit 2005.
Burimi: Logiçno