Ministri rus i Mbrojtjes: Në 71.000 sulme ajrore në Siri janë eliminuar 35.000 terroristë nga avionët e Rusisë
Ministri Rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu tha se që nga fillimi i fushatës ajrore të Rusisë në Siri, avionët luftarakë rusë nga 71.000 sulme ajrore kanë eleminuar 35.000 terroristë.
Forcat ajrore ruse kanë shkatërruar mbi 700 kampe trajnuese terroriste në Siri, gjatë fushatës, tha Sergei Shoigu.
"Që nga fillimi i operacionit, avionët rusë kanë kryer 17,800 fluturime, me 71.000 sulme mbi infrastrukturën e terroristëve, duke eliminuar 725 kampet e trajnimit, 405 punëtori për prodhimin e municioneve, 1.500 pjesë të pajisjeve ushtarake të terroristëve, kanë vrarë 35.000 militantë, përfshirë 204 komandantëve në terren" tha Shoigu.
Rreth 9.000 militantë janë dorëzuar, kanë hedhur armët, në Siri, tha ministri rus i mbrojtjes.
Operacioni i Rusisë në Siri ka ndihmuar në ndalimin e përhapjes së terrorizmit në rajon, për të mbajtur vendin e bashkuar dhe për të thyer "zinxhirin e revolucioneve " në Lindjen e Mesme dhe Afrikë, tha Shoigu.
"Në përgjithësi, operacioni [në Siri] ka mundësuar për të zgjidhur një sërë problemesh gjeopolitike: organizatave terroriste ndërkombëtare u është dhënë një goditje e rëndë në Siri, për t’u përhapur në rajon, u është ndërprerë mbështetja financiare e grupeve militante, rënia e shtetit sirian është penguar, ndërsa zinxhiri i "revolucioneve me ngjyra" në Lindjen e Mesme dhe Afrikë është thyer, "tha ai.
Sipas ministrit të mbrojtjes, "procesi i zgjidhjes politike dhe pajtimi i palëve në konflikt ka nisur në Siri. Një total prej 1074 vendbanimeve të banuara me rreth 3 milion njerëz janë bashkuar gjatë armëpushimit, ndërsa 108,000 refugjatët u kthyen në shtëpi, 9000 militantë kanë dorëzuar armët. "
Rusia ka kryer një fushatë ajrore anti-terroriste në Siri që nga shtatori i vitit 2015, me kërkesën e kryetarit të Sirisë, Bashar Asadit.
Burimi: Sputnik