Shqipëri

Hillary Clinton i ofroi miliona dollar qeverisë shqiptare për strehimin e terroristëve MEK

Intervistoi Moderatorja

Anne Singleton,  eksperte e njohur e çështjeve të MEK-ut grupit terrorist anti Iranian që tani gjenden në Shqipëri me numër prej 3000 perosnave. Znj. Anne fletë në Studion  Impakt e udhëhequr nga moderatorja e mirënjohur Migena Bala. 

 Zonja Singleton ishte e ftuar në emisionin Impakt, ajo ishte një ish-pjesëtare e grupit terrorist Muxhahedin el Hak, konkretisht pjesëtare për 20 vjet. Zonja  Anne ka pranuar të flasë në një lidhje direkte  për të sqaruar disa detaje të panjohura për publikun shqiptar në lidhje me grupin MEK, i cili ka hedhur rrënjë tashmë në vendin tonë.

Anne, e cila tashmë si eksperte e çështjeve të MEK, është pjesë e shumë projekteve deradikalizuese në vendin e saj, dhe punon me familjarë të muxhahedinëve që duan t'i nxjerrin familjarët nga ky grup, thotë se MEK është një kërcënim i mundshëm për çdo vend ku ndodhet.

Ajo shpjegon gjithashtu disa nga aktivitetet e brendshme të grupit. Ata rekrutojnë individë nëpërmjet “trushpëlarjes”, duke i kthyer ata në robotë që veprojnë në bazë të frikës. Ata jetojnë të ndarë sipas gjinisë, janë të ndaluar të martohen a të kenë marrëdhenie intime, mendimet janë të imponuara dhe kanë programe për t'i bërë anëtarët të pavarur nga ndjenjat. Ata ndahen nga familja, dhe programohen për të “adhuruar” liderin e tyre. Kushdo tjetër jashtë grupit është Armik.

Por pse Shqipëria? Anne shpjegon se asnjë vend tjetër nuk i do ata. Republika Islamike e Iranit i ka përzënë si terroristë. Vetë SHBA i ka konsideruar terroristë dikur, por për shkak të përputhjes së synimeve anti-Iran, si dhe për t'u gjetur një vend për t'u vendosur, tashmë ua ka hequr statusin “terroristë”. Ekziston një marrëveshje mes qeverisë së SHBA-së dhe asaj shqiptare për t'i marrë këta muxhahedinë nën kuadrin e një programi deradikalizues të financuar nga SHBA, por që nuk ka ndodhur kurrë pasi ato para nuk janë dhënë. Pra, grupi sërish ushtron aktivitetin e tij të dyshimtë në Shqipëri. Padyshim që në kampin e tyre në Tiranë ata kanë armë, ndryshe, sipas Anne, si do i frikësonin pjesëtarët për të mos u larguar?

Në vitin 2012 Hillary Clinton bëri një marrëveshje me Muxhahidënët të cilët nuk dëshironin ta lëshonin SHBA, Clinton u tha : “ Se do të ju emërojmë në listën e grup terroristë dhe askush nuk mund të ju mbajë në vend si të këtillë dhe ju do të largoheni dhe shpërndaheni më pastaj “   Pastaj Clinton kërkojë që këtë grup tororistë të vendos në Rumani por ata nuk pranuar , ndërsa Qeveria e Shqipërisë i pranoi këtë grup terrorist  në shkëmbim të miliona dollarëve. 

Anne liston disa rreziqe potenciale që sjell prania e tyre. Si fillim, ata janë të gjithë të radikalizuar. Për më tepër, janë trajnuar nga Garda e Republikës së Sadam Huseinit, dhe janë të aftë për aktivitete të terrorizmit dhe inteligjencës. Gjithashtu, ata mund të kryejnë akte përdhunimi për shkak të mungesës së marredhënieve intime. Një tjetër rrezik është që qeveria shqiptare nuk mund të kryejë akte marrëveshjeje me Iranin, Irakun apo vende që e konsiderojnë MEK një grup terrorist, pasi kjo do irritonte grupin. Sipas një informacioni që Anne ka marrë, përfaqësuesit e MEK në një konferencë në Paris, kanë raportuar se ata “e kanë në dorë Shqipërinë” dhe se “kanë blerë disa ministra” shqiptarë.

Pyetjes se si mund të shpëtojmë ne nga rreziku që paraqet ky grup, Anne i është përgjigjur me një fjalë, “deradikalizim”. Pra, lidhjen e tyre me familjarët dhe kërkimim e fondeve nga Amerika për programin e deradikalizimit të tyre. Sipas saj, shqiptarët duhet të ndërgjegjësohen me rrezikun dhe t'i kërkojnë llogari qeverisë për mungesën e transparencës dhe të programit në fjalë./Realizimi Gazeta Impakt 

Burimi: Gazeta İmpakt