Mesazhi i imam Hameneit me rastin e vdekjes së Rafsanxhanit
Lideri i revolucionit islamik, ajatullah Ali Hamenei ka shpreh ngushëllime me rastin e ndërrimit jetë të ish kryetarit të Republikës Islame të Iranit, Hashemi Rafsanxhanit. Rafsanxhami ka ndërruar jetë në moshën 82 vjeçare.
“Të gjithë jemi të Zotit dhe të gjithë atij i kthehemi. Me dhimbje të thellë në zemër kam pranuar lajmin e për kalimin në Ahiret të mikut të vjetër dhe të përafërt, bashkëluftëtarit dhe bashkë udhëtarit në lëvizjen revolucionare si dhe bashkëpunëtorit shumëvjeçar në formimin dhe zhvillimin e Republikës Islame të Iranit, Hashemi Rafsanxhanit. Humbja e bashkëluftëtarit afatgjatë me një varg vitesh të bashkëpunimit më ka prek shumë pasi që ky bashkëpunim ka zgjat plot 50 vite. Problem të shumta i kemi zgjidhur bashkërisht gjatë dekadave të kaluara dhe shumë kohë kemi kaluar së bashku në punë dhe përpjekjet e përbashkëta prej të cilëve ka pas edhe shumë të vështira. Inteligjenca e tij e theksuar dhe miqësia e madhe gjatë këtyre viteve kanë qenë mbështetje për të gjithë bashkëpunëtorët e tij, e veçanërisht për malenkostin e tij. Dallimet në qëndrimet dhe mendimet gjatë këtyre dekadave asnjëherë nuk kanë sjell ndarje ose ndërprerje miqësie e cila ka filluar në Bejnul Haramejn dhe Qerbela, e as përpjekjet e armiqve nuk kanë qenë të suksesshëm për keqpërdorimin e qëndrimeve të ndryshme, dhe as që kanë mundur të fusin qëndrime negative në mendimin dhe qëndrimin tim për këtë burrë të çmuar. Ai është shembull i veçuar i gjeneratës së pare të revolucionarëve i cili ka luftuar kundër tiranisë së regjimit të shah Pahllavit. Shumë vite ka qëndruar në qelitë e policisë sekrete të shahut SAVAK-it në të cilin ka treguar rezistencë të forte e pas saj ka udhëhequr funksione të rëndësishme shtetërore, asaj të presidencës gjatë mbrojtjes së shenjtë nga agresori basist i Irakut, pastaj funksionin e kryetarit të Parlamentit dhe së fundi të kryetarit të ekspertëve fetar të Parlamentit. Të gjitha këto janë faqe të arta të jetës së tij të suksesshme të mbushura me plot batica dhe zbatica të këtij luftëtari veteran. Me ikjen e Rafsanxhanit moja malenkost nuk njeh askënd tjetër me përvojë aq të gjatë dhe të pasur gjatë këtyre kohërave të kaluara turbulente. Tani ky luftëtar i vjetër gjendet para dhënies së llogarive para Krijuesit të Gjithëfuqishëm para së cilit shkon me dosjen e mbushur plot me përpjekjet, angazhimet dhe aktivitetet e ndryshme, .e ky është fati të cilin e pret çdo zyrtar të Republikës Islame të Iranit. Nga thellësia e zemrës dëshiroj mëshirë dhe falje nga Krijuesi për këtë vëlla timin në fe, ndërsa bashkëshortes së tij, fëmijëve dhe vëllezërve si dhe anëtarëve tjerë të familjes ngushëllime . Allahu le të falë atë dhe neve!
Burimi: Sahar Tv