Java e kulturës algjeriane filloi në Teheran
Java e Kulturës Algjeriane filloi në Teheran të hënën në praninë e ministrave iranianë dhe algjerianë të Kulturës, Reza Salehi-Amiri dhe Ezzeddin Mihubi.
Kjo ngjarje zhvillohet në kuadër të marrëveshjes dypalëshe kulturore dhe me qëllim për të konsoliduar dhe për të zgjeruar marrëdhëniet kulturore dhe të dy shtetet të njohin traditën dhe zakonet e njëri-tjetrit.
Ngjarja kulturore zhvillohet në bashkëpunim Organizatën Islamike Kulturore (ICRO) me Ministrinë e Kulturës të Algjerisë, Zyren e Atasheut për Kulturë të Iranit në Algjeri, Bibliotekën Kombëtare të Iranit.
Delegacioni algjerian përfshinë një grup prej 50 artistësh, poetë dhe shkrimtarë.
Gjatë javës, poetë dhe shkrimtarë algjerianë do të zhvillojnë takime në Universitetin al-Zahra dhe Universitetin Allameh Tabatabaei.
Artistët, këngëtarët algjerian do të përformojnë muzikë tradicionale, do të hapin një ekspozitë, ku do të paraqesin punime të zejtarëve dhe do të shfaqen filma dhe do të ketë ushqime lokale dhe tradicionale.
Burimi: IRNA