Turqi

Sulm terrorist në Stamboll në natën e Vitit të ri

“Në ora 1.15 një terrorist i cili kishte me veti një armë automatike ka hyrë në klubin e natës në të cilin te dera e hyrjes qëndronte polici i cili ishte edhe viktima e parë e sulmit, pas kësaj terroristi ka vrarë edhe një person para se të hyjë brenda në klub pas së cilës filloi të gjuaj pa masë në personat që gjendeshin brenda të cilët kremtonin Vitin e Ri”, ka deklaruar për media guvernatori i Stambollit Jasin Sahin. Ministri i punëve të brendshme të Turqisë Sylejman Sojlu ka deklaruar se nga hetimet e gjertanishme të kryera figuron se sulmin terrorist në klubin e natës  e ka kryer një sulmues i vetëm. Një orë pas mesnate në sulmin e kryer terrorist në kuartin Ortakuj janë vrarë 39 njerëz, ndërsa janë plagosur 69 njerëz, ka thënë ministri i punëve të brendshme të Turqisë Sylejman Sojlu herët në mëngjes, dhe se ekzistojnë indicet se sulmuesi para daljes nga klubi i natës i ka ndërruar  rrobat, dhe shtoi se hetimi është në vazhdim të sipër të këtij sulmi neveritshëm terrorist dhe se aksioni policor i gjerë në ndjekje të sulmuesit të larguar nga vendi i ngjarjes po vazhdon pandërprerë.

Edhe pse forcat e sigurisë turke kanë implementuar hapa të theksuara të sigurisë gjatë tërë vendit me rastin e festës së Vitit të Ri, dhe se këto veprime ishin veçanërisht intensive në Stamboll dhe se gjatë tre ditëve të kaluara janë kryer shumë operacione në bazë të njohurive të sigurisë, prapë se prapë ndodhi krimi i përgjakshëm terrorist.”Ky ishte masakër, sulm barbar dhe shtazarak. Janë vrarë 39 persona, me ç’rast nga 20 të identifikuar të gjertanishëm 15 janë të huaj dhe 5 vendas. Edhe më tutje po vazhdon identifikimi i viktimave të tjerë”, ka thënë Sojlu. Ministrja e çështjes sociale dhe familjare Fatma Betul Kaja ka deklaruar se shumica e viktimave në sulmin e mbrëmshëm terrorist në Stamboll janë shtetas të huaj.

“Qëllimi i atentatit të kryer më natën e Vitit të Ri në klubin e natës në Stamboll ishte  të krijohet kaosi i gjerë”, ka thënë presidenti I Turqisë Rexhep Tajib Erdogan.”Ata përpiqen të krijojnë kaos, të demoralizojnë popullin tone dhe të destabilizojnë vendin tone me sulmet e tmerrshme në shënjestër e të cilëve janë civilët e pafajshëm. Do të ruajmë gjakftohtësinë tonë si komb, do të qëndrojmë pran njërit tjetrit dhe kurrë nuk do të tërhiqemi para këtyre lojërave të ndyra”, ka thënë përveç tjerash në kumtesën e sotshëm të publikuar nga kryetari I Turqisë Rexhep Tajib Erdogan.