Lëvizja Sabirin Palestineze: Irani është udhëheqës i Aksit të Rezistencës dhe mbrojtës i grupeve palestineze
“Sipas informacioneve që kemi në disponim, të gjitha grupet palestineze kanë marrëdhënie të shëndosh me Republikën Islamike Iraniane, dhee të gjithë marrin mbështetje dhe ndihmë nga Irani. Në fund të fundit, Irani është shteti i vetëm në botë që në mënyrë konkrete mbron në terren ushtarët palestinezë. ”
Lideri i Lëvizjes Sabirin, të bazuar në Gaza, Hisham Salim, me anë të një reportazhi të fundit që ka dhënë për gazetën El-Akhbar ka komentuar mbi zhvillimet e fundit. Më këtë artikull po ju paraqesim të përkthyer këtë repartazh të publikuar në Fars News:
Hisham Salimi, prej një periudhe 20 vjeçare të pandërprerë ka qënë në përndjekje të regjimit sionist dhe që pas fillimit të Intifadës së Dytë (në vitin 2000) deri më tani ka arritur t’i shpëtojë me sukses dhe shëndoshë e mirë atentateve të shumta që i janë kryer.
Lëvizja Sabirin e ka shpallur zyrtarisht krijimin e saj dy muaj përpara sulmit në Gaza të regjimit sionist të 12 qershorit 2014 , që në atë kohë ata janë shprehur se kjo lëvizje nuk është krijuar nga një njeri, apo një grup i caktuar njerëzish, grupi është krijuar për rezistencën kundër regjimit pushtues sionist nga një grup i madh ushtarë dhe shoqërisë besimtare që mbartin bindjen se kjo gjë është detyrim fetar (vaxhib).
- Si e vlerësoni marrëdhëniet e Aksit të Rezistencës Palestinez me elementët më thelbësorë të jashtëm si Hizbullahu, Irani dhe Siria?
- Ne e njohim veten si pjesë e Aksit të Rezistencës. Ky aks mbron dhe mbështet çështjen palestineze, qëndresën palesineze dhe popullin palestinez dhe bën përpjektje me të gjitha fuqitë për çlirimin e Palestinës. Ne tashmë mund të shohim se Irani është udhëheqës i Aksit të Rezistencës dhe se mbështet të gjitha grupet që kanë për qëllim të tyre çlirimin e Palestinës. Ne shpresojmë që marrëdhëniet tona me Aksin e Rezistencës dhe të gjithë elementët që ai përmban të jenë të forta.
- Për lëvizjen tuaj publikohen shumë raporte dhe lajme nga burimet izraelite, arabe dhe ndërkombëtare dhe është bërë e vështirë që këto ljme të mohohen. A është e vërtetë që, ashtu siç shkruhet në një revistë amerikane, juve u dërgohen dhjetra miliona dollarë çdo muaj? Apo se ju jeni përfaqësuesit e Iranit në Rripin Gaza?
- Media i ka hiperbolizuar të dhënat në lidhje me madhësinë e Lëvizjes Sabirin dhe ndihmën që ajo merr, veçanërisht me lajmet ku thuhet se ne notojmë në dhjetra miliona dollarë dhe se jemi përfaqësuesit e Iranit në Palestinë. Këta janë të pavërteta pa asnjë bazë. Ne jemi një lëvizje e krijuar rishtazi dhe e vogël, nuk jemi përfaqësues të askujt, as nuk kemi ndërmend të përfaqësojmë askënd, ne ruajmë respektin për të gjithë. Sipas informacioneve që kemi në disponim, të gjitha grupet palestineze kanë marrëdhënie të shëndosh me Republikën Islamike Iraniane, dhee të gjithë marrin mbështetje dhe ndihmë nga Irani. Në fund të fundit, Irani është shteti i vetëm në botë që në mënyrë konkrete mbron në terren ushtarët palestinezë.
- Çfarë keni për të thënë në lidhje me deklaratat që ju jeni një lëvizje që ka lindur duke u shkëputur nga Xhihadi Islam?
Ne nuk kemi lindur nga Xhihadi Islam; nga këndvështrimi i pikëpamjeve tona, pozicionimeve tona, udhëheqësive tanë ne jemi një lëvizje plotësisht e pavarur dhe kemi kadro të pavarura. Në këndvështrimin tonë Xhihadi Islam është një lëvizje e cila ka qënë udhëheqëse në territorin e qëndresës dhe ka bërë shumë sakrifica në këtë rrugë. Në shumë pozicionime ne qëndrojmë në të njëjtin krah dhe sigurishr në disa çështje të tjera kemi këndvështrimet tona të ndryshme.
- Cila është marrëdhënia juaj me Hamasin?
Antarët e Hamasit janë vëllezërit tanë; ne, ata dhe të gjitha grupimet e tjera kemi përgjegjësitë tona të përbashkta karshi kombit tonë. Është e vërtetë që në disa çështje mund të kemi mospërputhje këndvështrimesh, megjithatë ne nuk e lejojmë që këto mospërpuhje të dëmtojnë marrëdhënien tonë me Hamasin.
Përsa i përket antarëve tanë që gjenden në burgjet e Hamasit, ne kemi vetëm një antar tonin në burg, edhe ai është dënuar për shkak se ka shkruar disa gjëra në mendiat sociale.
- Akuza kryesore që i është drejjtuar lëvizjes suaj është se “Lëvizja Sabirin dëshiron të përhapë shiizmin në Rripin Gaza”, vallë ju jeni një lëvizje shiite dhe sektariste?
- Shpesh herë ne e kemi theksuar se ne jemi një lëvizje e rezistecës palestineze dhe xhihadi i kësaj lëvizjeje buron nga përgjegjësia e madhe që ne mbartim karshi çështjes dhe popullit palestinez, e cila lind nga bindja unitare e Islamit. Ne nuk kemi qënë ndonjëherë lëvizje trillimesh, dhe i mohojmë me forcë të gjitha këto deklarata trilluese. Kjo çështje iu intereson ta përdorin vetëm armiqve tanë dhe ne i shohim si një gjë plotësisht e gabur përpjekjet që disa bëjnë për të na futur brenda kësaj kornize.
Gjithashtu, dua të theksoj se deklaratat se ne jemi një lëvizje me antarë tërësisht të besimit shii, dhe se nuk pranojmë të antarësojmë antrë sunni janë në mënyrë të padiskutueshme të pavërteta dhe e vërteta jonë vërteton komplet të kundërtën e kësaj që është thënë.
- Cili është pozcioni thelbësor i aktiviteteve që zhvilloni kundër regjimit sionist?
Ne besjmë se i gjithë territori palestinez nga deti deri tek lumi është i gjithë pjesë e luftës sonë dhe ne nuk do të ndërmarrim asnjë aktivitet jashtë këtij territori. Ne shpresojmë që të mund të tregojmë ekzistencën tonë nnë çdo shesh të rezistencës në të gjithë Palestinën e pushtuar.
- Duke marrë shkas nga ato që ju keni shkruar në lidhje me Aleppon janë arrestuar disa nga antarët e lëvizjes suaj dhe ju kanë provokuar disa herë edhe juve si individ. A jeni penduar për këtë gjë?
- Ne jemi shprehur se çlirimi i Aleppos ka qënë një fitore e madhe për Aksin e Rezistencës; ka qënë një humbje për Amerikën, Izraelin dhe ateatëët e tyre; si dhe një hap i dhehur në rrugën e çlirimit të Palestinës. Ky qëndrim i yni ishte i ndryshëm nga qëndrimi që ka mbajtur Hamasi dhe kjo papërputhshmëri rrjedh nga këndvështrimet e ndryshme që ne kemi në lidhje me konfiktet në Siri dhe rajon si dhe ndikimi që ato kanë në çështjen e Palestinës.
Që nga momenti kr kanë filluar ngjarjet në Siri dhe deri më ta ni ne kemi mbajtur të njëjtin qëndrim dhe jemi shprehur se populli sirian ka qëndruar pranë popullit dhe rezistencës palestineze dhe se këto ngjarje kanë qënë një komplot i kryer kundër këtij populli. Gjithashtu ne kemi bërë vlerësimin se pas kësaj aventure fshihen Amerika, tel Avivi, disa vende të rajoni dhe qeveritë arabe të cilat dëshironin të ndëshkonin popullin sirian, të dobësonin rolin e fronteve të rezistencës në Palestinë dhe në Liban dhe më në fund të shkatërrohej përfundimisht i gjithë rajoni.
Ne jemi të trishtuar për çdo pikë gjaku që derdhet në popullin sirian, jemi të shqetësuar, ky është një qëndrim njerëzor dhe po ashtu, të qëndruarit pranë njerëzve jomëkatarë dhe të ndihmosh të pambrojturit është detyrë fetare.
Cilat janë lajmet e fundit në lidhje me përpjekjet që ju janë bërë për atentat dhe proceset hetimore rreth tyre? A ju është organizuar ndonjë koplot tjetër për atentat, për të cilin nuk jemi në dijeni?
Forcat policore të cilat po merren me hetimet e ngjarjeve që kanë ndohur gati një vit më parë, ku u tentua që të më vrisnin me thikë, dhe më pas me një shpërthim përara shtëpisë sime nuk kanë nxjerrë asnjë përfundim. Ndërsa, përsa i përket pyetjes suaj nëse më është bërë ndonjë atentat tjetër, përgjigjja është pozitive, gjatë muajve të fundit janë bërë disa përpjekje, megjithatë, sç e shihni nuk ia kanë arritur.
Burimi: Medya Şafak