Aeroplani turk transporton terroristë nga Alepi në Jemen
Burime gazetareske televizive të Jemenit thonë se një avion turk transportonte një grup të madh terroristësj të Daeshit dhe Tekfiristë të cilët ateruan në Aeroportin Ndërkombëtar Aden në jug të Jemenit.
Faqja e internetit e lajmeve al-Masirah e Jemenit njoftoi se avioni kishte bartur 150 terroristë të cilët ishin larguar nga pjesa e veriperëndimore të Alepit të Sirisë, pasi që forcat qeveritare siriane rimorën plotësisht kontrollin e qytetit.
Më 22 dhjetor, ushtria siriane tha se Halepi ishte kthyer tërësisht në kontrollin e qeverisë siriane, pasi grupi i fundit i civilëve dhe militantëve janë evakuuar.
Burime jemenas të sigurisë thanë se terroristët zbritën në aeroport që është nën mbikëqyrjen e forcave Emiratet, të cilët janë pjesë e fushatën ushtarake të Arabisë Sauditë kundër Jemenit