Kur'ani në ar dhuratë Xhamisë së Shenjtë të Hazreti Abbasit (a.s.)
Dekani i Fakultetit të Letërsisë të Universitetit Dhi Qar në Irak ka dhuruar një kopje të Kur'anit të Shenjtë shkruar në ar përfaqësuesit të Kujdestarisë të Xhamisë së Shenjtë të Hazreti Abbasit (a.s.).
Sipas agjencisë së lajmeve Kaf, dorëshkrimi Kur'anor daton më shumë se dy shekuj e gjysmë më parë.
Ai ishte dhuruar në një takim të Xhabir Al-Muhaisen Rekabi, dekani i fakultetit, me një grup të përfaqësuesve të Xhamisë së Hazreti Abasit (a.s.).
Figurës akademike gjithashtu iu dhurua një kopje e librit Sahifa Saxhxhadijja që daton më shumë se 400 vjet më parë, për Zaman Ubejdes Wanas, kreu i delegacionit.
Al-Rekabi tha se Xhamia e Shenjtë e Hazreti Abasit (a.s.) e cila është e pajisur me laboratorë të specializuar, është vendi më i mirë për ruatjen e dorëshkrime të çmuara islame.
Ai shtoi se blen kopjet e tilla për t’i paraqitur ato në vendet ku metoda të reja aplikohen për të ruajtur sende me vlerë të trashëgimisë kulturore.
Pjesëmarrësit në këtë takim diskutuan domosdoshmërinë e mbajtjes së seminareve kërkimore për të hulumtuar trashëgiminë Islame në veçanti trashëgiminë kulturore në qytetin e Qerbelasë.
Burimi: IQNA News