Turqi

Turqia e vendosur:“Shtetet e Bashkuara u kanë dhënë armë YPG-së – pikë”

Turqia ka thënë sot se nuk i pranon mohimet e Uashingtonit për dhënien e armëve milicisë siriane kurde, të cilën Ankaraja e konsideron si grup terrorist.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, ka thënë sot: “Shtetet e Bashkuara u kanë dhënë armë YPG-së – pikë”.

Ai i bëri këto komente si kundërpërgjigje ndaj deklaratës së Ambasadës Amerikane në Ankara, e cila dje tha se “SHBA-ja nuk u ka dhënë armë apo eksploziv YPG-së apo PKK-së – pikë”.

Turqia e sheh i organizatë terroriste YPG-në (Njësitë për Mbrojtjen e Njerëzve), e cila mbështetet nga SHBA-ja. Sipas turqve YPG ka lidhje me Partinë e Punëtorëve Kurdistian (PKK), e cila është shpallur e jashtëligjshme nga Turqia.

Ndërkohë, presidenti turk, Recep Erdogan, ka thënë se nuk i pranon mohimet e Uashingtonit, të cilës i ka bërë thirrje që t’ia mbajë anën Turqisë si aleate në NATO.

“A nuk jemi partner në NATO? Pse po e përkrahni një organizatë terrorist dhe jo neve?”, ka pyetur Erdogan.