Serbia pajiset me 9 mjete të reja luftarake
Ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Punëve të Brendshme të Serbisë kanë përfunduar një marrëveshje me "Airbus Helicopters" për prokurimin e nëntë helikopterëve, H-145M, për nevojat e ushtrisë së Serbisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.
"Nëpërmjet kësaj blerje, e Forcat Ajrore të Ushtrisë së Serbisë dhe njësisë së helikopterëve të MPB-së të Serbisë do të jenë të paisura me gjeneratën e fundit të helikopterëve .
Siç thuhet më tej, marrëveshja parashikon blerjen e nëntë helikopterëve me një pako të pjesëve të këmbimit, paisjet dhe dokumentacionin, por edhe transferimin e teknologjisë për mirëmbajtjen e këtyre fluturakeve.
U ra dakord gjithashtu për pajisjet, trajnimin dhe certifikimin e Institutit të Aviacionit "Moma Stanojlovic" në Batajnicë si qendër për mirëmbajtjen e helikopterëve "Gazela" dhe përfshirjen e Institutit në rrjetin riparues të "Airbus Helicopters".
Përveç përfaqësuesve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtrisë së Serbisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe përfaqësues të kompanisë "Airbus Helicopters" dhe "Airbus Group", në ceremoninë e nënshkrimit ishin të pranishëm ministri i Mbrojtjes, Zoran Djordjevic, ambasadori francez në Serbi, Christine Moro, dhe ambasadori gjerman në Serbi, Aksel Ditman.