Kulturë - Art - Fe

Përmbledhje e librave islame botohet në gjuhën ruse

Fondacioni për Studime Islamike në Rusi ka publikuar një koleksion të librave islamikë të titulluar "Feja në botën bashkëkohore" në rusisht.

Koleksioni përfshin libra të ndryshëm dhe artikuj mbi çështje të ndryshme islame shkruara nga studiues iranianë dhe evropianë.

"Pikëpamjet Islame në Studimet e Grave" redaktuar nga Hamidreza Ajetullahi, "Çështjet e rëndësishme të trajnimit në familje" redaktuar nga Reyes Izmailov dhe "Islami  dhe Modernizmi" redaktuar nga Yugnia Frolova janë tri libra të përmbledhuna të publikuara deri më tani.

Instituti i Publikimeve Sadra ka publikuar veprat origjinale, të cilat konsiderohen si burime të vlefshme për Islamin dhe çështjet familjare.

Fondacioni i Studimet Islame ka në plan të publikojë përkthimin e shumë librave të tillë në gjuhën ruse me qëllim për të ndihmuar, për zhvilluar institucionin e familjes në mesin e muslimanëve në Rusi.   

Feja Islame është feja e dytë më e përhapura në Rusi. Janë 16 deri në 20 milionë muslimanë që jetojnë në Rusi, që përbëjnë rreth 15 për qind të popullsisë së saj.

Burimi: IQNA News