Turqia mund të dalë nga NATO-ja?
Dalja e Turqisë nga NATO-ja do të ishte fitorja më e madhe e politikës së jashtme të Rusisë, e cila do të hidhte në plan të dytë edhe suksesin e arritur në Siri, vlerësoi gazeta gjermane”Frankfurter allgemain cajtung”. Përafrimi i Moskës dhe Ankarasë shkakton shqetësimin serioz të Perëndimit, pasi që zhvillimi i mëtutjeshëm i marrëdhënieve në mes dy vendeve mund të sjell daljen e Turqisë nga NATO-ja.
Renditja e forcave në Lindjen e Afërt përsëri ka ndryshuar pasi që Rusia, Irani dhe Turqi kanë arritur marrëveshjen se në Siri nuk është e mundur”zgjidhje ushtarake” por vetëm ajo politike. Kjo nuk ishte vetëm kthesë në konfliktin sirian, por kjo tregoi gatishmërinë e kryetarit të Turqisë Rexhep Tajib Erdoganit të zvogëlojë ambiciet e veta në rajon me qëllim të forcimit të lidhjeve me Rusinë, konsideroi gazeta gjermane FAZ.
Përmirësimi i marrëdhënieve në mes Moskës dhe Ankarasë ishin vështirë të konceptueshme, pasi që marrëdhëniet bilaterale praktikisht ishin të “ngrira” pasi që aviacioni turk e rrëzoi aeroplanin rus në hapësirën ajrore të Sirisë gjatë vitit 2015. Erdogani gjatë u përpoq të gjejë mënyrën të pajtohet me Rusinë. Ai në qershor i kërkoi falje publike Rusisë për aeroplanin ushtarak rus të rrëzuar. Pas përpjekjes së tentim grusht shtetit në Turqi, kryetari turk u kthye drejt Lindjes, duke marrë parasysh se nga Perëndimin nuk mori përkrahje pas tentim grusht shteti, cek FAZ.
Erdogani tani po tregon interesim për blerjen e sistemit mbrojtës antiraketor rus “S-300 dhe S-400”, gjersa Moska e ka shfuqizuar embargon në importin e artikujve ushqimor nga Turqia. Përsëri ka rifilluar puna në gazsjellësin”Rrjedha turke”, gjersa Erdogani deklaroi se Turqia nuk duhet të përqendrohet vetëm në Bashkimin Evropian, por duhet të bashkëpunojë edhe me Rusinë dhe Kinën, shkruan gazeta gjermane Frankfurter Allgemain Zaitung.
Pas hyrjes së Krimesë në përbërje të Federatës Ruse, Moska përsëri u bë forcë dominuese në detin e Zi, ndërsa tani Erdogani mund të ndihmojë edhe me “ruajtjen” e rrugës drejt detit Mesdhe.
Burimi: Global cir