Aleppo u çlirua, nuk u shkatërrua
Drejtori i Qendrës së Inteligjencës së Francës (CF2R), Eric Denece i cili është shpallur si agjent i Sputnik sepse i ka akuzuar mediat franceze se po prodhojnë dhe trasetojnë lajme të rreme në lidhje me Aleppon, ka theksuar se ushtria siriane e ka çliruar Aleppon dhenuk e ka shkatërruar ashtu siç retendojnë mediat perëndimore.
Denece, i cila ka theksuar se shoqëria franceze e ka kuptuar të vërtetën e atyre që kanë ndodhur në Siri është shprehur se ata kanë një kuptimshmëri të drejtë të gjërave. Drejtori i CF2R, i cili është shprehur se nga ana tjetër, elita politike francezedhe media janë të ndikuara nga mediat anglosanksone dhe nga mediat arabe, duke përsëritur gjërat që ata thonë, ka vijuar më tej kështu:
'DISA GAZETARË NUK BËJNË PUNËN E TYRE'
"Ata trasmetojnë menjëherë të njëjtin lajm që publikojnë Al Xhazira, Al Arabia, apo CNN-i dhe nuk e kanë trimërinë t'i dalin kundër mediave kryesore botërore. Kjo sepse disa gazetarë francezë nuk e bëjnë punën e tyre, nuk e marrin me seriozitet punënë e tyre. Nga ana tjetër, grupime të ndryshme të shoqërisë, duke përfshirë edhe ata që po qeverisin momentalisht Francën janë mbështetës të neokonservatorëve amerikanë. Ata kanë qënë viktima të disinformimit të vërtetë në lidhje me ngjarjet që kanë ndodhur në Rusi, Libi, Siri dhe gjatë Pranverës Arabe."
'ELITA POLITIKE FRANCEZE NUK PO NDJEK NJË POLITIKË TË VËRTETË'
Denece, i cili ka rikujtuar se refuzimi i shteteve perëndimore për të bashkëpunuar me Damaskun, për të dërguar ndihma humanitare për Sirinë ka qënë një vendim jo i shëndoshë, ka vijuar kështu "Paradoksi qëndron në faktin se këtë qëndrim e kanë mbajtuar më radikalisht evrpoianët, dhe më veçanërisht francezët.ndërkohë që, amerikanët deri diku kanë filluar që të ndryshojnë qëndrimin e tyre në këtë pikë. Është një gjë pa diskutim e shëmtuar që Franca ka vendosur t'i bllokojë sistematikisht të gjitha gjërat që ndodhin në lidhje me këto zhvillime. Tashmë elita politike franceze nuk po ndjek më hapa politikë të vërtetë, e kanë humbur aftësinë për të bërë një analizë të vërtetë dhe në përmasat e duhura në lidhje me marrëdhëniet ndërkombëtare. Përkundrazi, qëndrimi që ata po mbajnë është pastër i mbështetur në ideologji dhe njenja. Të njëjtën gjë mund ta themi edhe për mediat. Nuk ka ndonjë analizë të përplotë, të vërtetë dhe të paanshme në lidhje me ngjarjet e ndodhura në Lindjen e Mesme. Ne vazhdimisht po ushqehemi me lajme të pa kontrolluara nga gazetarët të cilat janë plotësisht të shkëputuara nga realiteti. Ata publikojnë pamje në youtube me pretendimet se janë pamje të Aleppos Lindor lagjeve të shkatërruara, kur në të vërtetë këto pamje që janë filmuar në Irak, ose qytete të tjera në të Sirisë." Më pas ai ka vazhduar kështu: "Por të gjithë e dinë shumë mirë se këto janë gjëra që shtetet perëndimore i bëjnë për të rritur sa më shumë ndjesinë e njerëzve karshi tragjedisë së Alepppos. Nga ana tjetër, këta njerëz nuk kanë kërkuar që të largohen xhihadistët nga këto lagje të Aleppos, të cilët kur i kishin nën kontroll ata sulmonin vazhdimisht lagjet shiite dhe të krishtera dhe i vrisnin këta njerëz."
'POPULLI PO MERR FRYMË I LIRË'
Eksperti francezi, i cili është shprehur se çlirimi i Aleppos ka qënë një fitore e madhe për ushtrinë e presidentit të Sirisë, Bashar Assadin, banorët e Aleppos dhe të gjithë sirianët, ka vijuar si më poshtë: "Më në fund banorët e Aleppos mund të marrin frymë të qetë, sepse jetesa në qytetin e tyre, ku në çdo moment mund të sulmoheshin nga sulmet e terroristëve ishte bërë e pamundurë. Çlirimi i Aleppos ka qënë një provë tjetër që ka dëshmuar se pavarësisht se jo e gjithë popullsia e mbështet Assadin, ky regjim bashkë me rusët të cilët kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm gjatë operacioneve, kanë mundur që të largojnë xhihadistët dhe t'i falin popullit paqen. Për këtë arsye ky çlirim është një lajm shumë i mirë. Tashmë është e rëndësishme që fillimisht sirianët, qeveria e ligjshme dhe aleatët e tyre të mund të vënë një rend duke i marrë të gjitha tokat e pushtuara. Më pas mund t'i vijë koha të hapen tema të këtilla e si mund të ndryshohet regjimi."
Burimi: Sputnik