Kosova

UELEX-it iu vazhdua mandati deri 2018, ai pasurohet nga Kosova duke mos treguar suksese

“Ato kanë qenë vrasje makabër, vrasje të maskarenjve, njerëzit janë vrarë në pikë të ditës, në vende publike dhe nuk janë zbuluar dot. Në Kosovë vrasje që janë të dukshme nga kozmosi nuk janë zbuluar fare dhe për këtë fajtor është EULEX. Nuk ka dyshim se EULEX ka dështuar në ushtrimin e funksionit”, ka thënë Smaka.

 

Edhe pse nuk është cilësuar i suksesshëm, misionit të EULEX-it i është vazhduar mandati deri në vitin 2018.  E për suksesin e tij, përfaqësuesja e BE-së për Kosovë, Natalya Apostolova ka deklaruar se EULEX nuk ka mundur të vëjë aq shumë i vetëm.

Ajo ka thënë se është e tepërt të fajësohet EULEX-i për dështimin e disa lëndëve që nuk janë përfunduar ndonjëherë. Në mesin e shumë lëndëve që dhe rasteve që nuk janë zbardhur ende, janë vrasjet e pasluftës, për të cilat është diskutuar shumë dhe janë çështje ende aktuale.

Lidhur me këtë, profesori Riza Smaka, në një prononcim për gazetën Bota sot, ka thënë se EULEX është i vetmi fajtor për mos zbardhjen e këtyre rasteve dhe se i ka pasur të gjitha mundësitë që të ketë sukses në Kosovë në sundimin e ligjit.

“Ato kanë qenë vrasje makabër, vrasje të maskarenjve, njerëzit janë vrarë në pikë të ditës, në vende publike dhe nuk janë zbuluar dot. Në Kosovë vrasje që janë të dukshme nga kozmosi nuk janë zbuluar fare dhe për këtë fajtor është EULEX. Nuk ka dyshim se EULEX ka dështuar në ushtrimin e funksionit.  EULEX nuk i ka justifikuar mjetet marramendësisht të larta të buxhetit evropian për funksionalizimin e zbatimit të ligjit në vendin ton. Padyshim aty ka munguar edhe funksionalizmi sepse jo çdoherë vijnë ekspertë ose struktura të EULEX-it të mirë, por vijnë ata të dorës tretë aty. Dhe tjetra është korrupsioni që ka depërtuar në radhët e EULEX-it”, ka thënë Smaka për BOTA SOT