Siria

Shkatërrimi total i Halepit

Halepi është tragjedi absolute. Është apokaliptike. Ndërsa Halepi ishte në historinë e kulturës arabe-islame njëri nga qendrat më të mëdha kulturore dhe shkencore të universit të gjithmbarshëm madhështor. Nga kohërat gjatë së cilës e kam vizituar, e mbaj në mend si qytetit i cili në aspektin urban dhe univerzal kulturor me të vërtetë ishte i denjë për universin letrar të Sheherzadës. E kam ndier personalisht, në Halep, në tokën e Sirisë së paraluftës, thjeshtë bëheni të vetëdijshëm se pikërisht në këtë tokë është atdheu i civilizimit. Për kët fakt është monstruoze shkatërrimi total  të cilën bota”moderne” në paganizmin e llojit të vet, kreu mbi atdheun e civilizimit dhe kulturës vetanake. Sot atje rrënohet gjithçka. Mbetet vetëm tmerri, njashtu”i denjë” botës së Sheherzades, por kësaj here në pikëpamje negative. Halepi është viktimizuar, i rrënuar urbanisht, kulturalisht, i shkatërruar në fushën humanitare. Fjala është për shkatërrimin total në të cilin në një aspekt të veçantë dua të tregoj, përveç atyre që janë të dukshme.

Në Halep në mënyrë masovike janë viktimizuar civilët, dhe kjo është tragjedia më e madhe, duke marr parasysh se çdo jetë është dhuratë e Zotit, në kuptimin letrar, dhe çdo qenje njerëzore është univers i denjë për respektimin më të lartë. Por, sot në Halep po triumfon hipokrizia politike e botës së bashku me të gjitha llojet e rrënimeve, në rastin e Halepit, gjegjësisht të marrëdhënies sonë kundrejt shkatërrimit të tij, tregon se sa mediat mund të falsifikojnë të vërtetën dhe me të të mundësojnë shkatërrimet e ardhshme. Në të vërtet, gjatë këtyre ditëve për shkak të rrënimit të Halepit dhe vdekjes së civilëve të tij, bota është ngritur në këmbë. Me plot të drejtë! Por, poenta është se i akuzojnë”forcat ushtarake të Asadit” se si gjoja i akuzojnë si forca okupatore dhe gjenocidiale, forcat të të cilët janë fajtor për të gjithë ato që ndodhin atje. Ashtu që me këtë aministohet”forca e dreqit” e cila quhet ISIS-i, Al Kaida dhe të tjerët, e njëjta forcë e cila në betejat e tjera përndiqet dhe satanizohet. Këtu në Halep, tani ajo prezentohet si viktim.Çfarë hipokrizie! Kur rebelët e të gjitha llojeve, “të tipit isistë”, pushtonin Halepin, njashtu duke rrënuar dhe therur, nuk është ngritur ky shqetësim nëpër botë, pasi që ata ishin në detyrën e përmbysjes së regjimit të Asadit në Siri, i cili ishte caku i forcave perëndimore të cilët pikërisht e kanë sajuar ISIS-in monstruoz dhe forcat tjera shkatërruese nëpër Siri.  Tani, kur kjo forcë e cila kishte detyrë të rënojë sistemin legjitim qeverisës në Siri, po përjeton disfatë, botës po I dhimbset, por në një mënyrë perfide, kinse me kujdesin e tyre për civilët e Halepit, për të cilët fare nuk janë kujdesur kur në mënyrë më bruatle i vrisnin dhe therrnin rebelet e pamëshirshëm dhe shumë mirë të aramatosur të sjellur nga gjithandej botës.Kjo është hipokrizi më e lartë politike të vendeve perëndimore. Ndërsa pikërisht nëpërmjet agjencioneve të lajmeve nga ato vende vijnë gjer tek neve informatat nga Siria dhe ndikojnë në formimin e opinionit tonë publik, qëndrimeve dhe emocioneve tona. ISIS-i(dhe grupet e ngjajshme rebele) është monstrum ideologjik, ushtarak, etik dhe fetar. Më së miri shihet nga raporti i Perëndimit ndaj tij pikërisht tani kur rebelët e pamëshirshëm po tërhiqen nga Halepi.

Viktimat në çdo rast janë civilët e pafajshëm. Për shkak tyre duhet dhimbsur, ndihmuar, por gjithmonë , e jo vetëm atëherë kur janë viktima e sulmeve të forcave qeveritare legjitime të Asadit në Siri. Perëndimi, nuk duhet harruar kurrë, e ka sjellur në këtë gjendje Sirinë e tanishme. E njoh këtë vend. Ishte mahnitës, tolerant, i qetë, njerëzit në te të kulturuar në nivel më të lartë, të arsimuar, fisnik, në të vërtetë tani kjo krejt është rrënuar gjer në themel e hi.

Kryengritja në Siri, lufta e saj mizore, është importuar nga jashtë, ai është rezultat i ndikimve të jashtëm. Nuk e arsyetoj asnjë krim, të askujt, e posaçërisht mbi civilët e pafajshëm, për të cilin kam shkruar në fillim të këtij shkrimi, por shtrohet pyetja, çfarë është logjika dhe etika të imponohet mendimi, qëndrimi se Asadi po e okupon Halepin? Nga kujt? Ai kryetari legjitimi i Sirisë i cili po çliron qytetin historik në vendin e vet, të cilin e kanë okupuar fuqitë internacional, të njohur me emrin e ashtuquajtur”kryengritës”. Sirianëve dhe Asadit e gjithë kjo katrahurë ishte imponuar nga jashtë. Por, edhe ky fakt brutal nuk lejon krime mbi civilët, ashtu që nuk ishin të lejuara edhe atyre të cilët e kanë okupuar Halepin.  Prandaj, në Halep ka mbet çdo gjë, viktima dhe e vërteta, objektiviteti, etika, parimi politik… Të gjitha. Është sakrifikuar edhe i tërë opinioni publik botëror me prezentimin selektiv të”vërtetës”. Në këtë preznetim, për fat të keq, as civilët nuk ishin viktima të”llojit” të njëjtë.

Sakrifica dramatike e të gjitha parimeve dhe vlerave univerzale, dhe atë nga ana e Perëndimit, para se gjithash me shkatërrimin e keqinterpretimit të islamit në vetë botën islame, nuk do të mund të kalojë pa pasoja dramatike edhe për vendet tjera në veçanti, e për botën në përgjithësi.

Burimi: Vijesti.ba