Iraku

Me 20 dhjetor 1980 nisi lufta irako-iraniane

Lufta e cila në Irak u quajt ”Luftë e imponuar”, ndërsa në Iran”Mbrojtja e shenjtë”, ka filluar  me 20 dhjetor 1980, pas disa incidenteve të armatosura ndërkufitare. Lufta sipas versionit irakima ka filluar pas përpjekjes së pasukseshme të atentatit kundër Tarik Azizit, ndërsa sipas versionit iranian, kur Sadam Hyseini ka shkel marrëveshjen nga vitit 1975, i cili duke shfrytëzuar anarkinë pas revolucionit të suksesshëm nga imam Homeini, tentoi të sigurojë territoret të cilët ishin strategjike dhe të pasura me naftë. Bazamenti i politikës së jashtme irakiane ishte kinse parandalimi i ndikimit shiit në rajon. Fushëbeteja kryesore luftarake ishte Kuzistani etnik arab  i pasur me naftë në jugperëndim të Iranit, ndërsa Iraku e ka kontestuar kufirin ndërshtetëror në mes të rrjedhës së lumit Shat al Arab të caktuar në vitin 1975. Perëndimi nën preteksin e parandalimit të zgjerimit të ndikimit shiit në rajon, hapur e ka mbështetur palën irakiane, së bashku me vendet islame, Arabinë Saudite, Katarin, Emiratet e Bashkuara, Kuvajtin, sikurse edhe vendet perëndimore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Franca, të cilët e kanë kredituar Irakun me para dhe e kanë furniziar me armë konvencinale dhe kimike. Irani, sipas disa burimeve, përveç mbështetjes së Koresë Veriore, Libisë, Sirisë dhe ish Bashkimit Sovjetik, nuk ka pas mbështetjen e vendeve të fuqishme perëndimore.

Me sulmet ajrore dhe raketore janë bombarduar  shumë qytetete në Irak dhe Iran, duke përfshirë edhe kryeqytetet e tyre, Teheranin dhe Bagdatin. Irani ka pas të pajisura dobtë, por forcat ushtarake më të numërta, gjersa Iraku ka poseduar armatimin kualitativ dhe të përsosur, dhe në kundërshtim me konventat ndërkombëtare në disa raste ka përdorur edhe armë kimike të ndaluara. Në gusht të vitit 1988 luftimet janë ndërprerë me ndërhyrjen e Kombeve të Bashkuara. Iraku në vitin 1990 ka pranuar zyrtarisht kufirin e përcaktuar me Iranin në lumin Shat al Arab sipas marrëveshjes paraprake të aritur në vitin 1975. Vlerësohet së në luftë Irani ka pas në mes 400.000-600.000 të vrarë, ndërsa Iraku rreth 150.000 të vrarë, ndërsa burimet jo të konfirmuara vëersojnë se ka pas gjithsejtë rreth një milion të vrarë.

Burimi: Logiçno