Siria

"Rebelët e Moderuarë" i kanë uruar prerje në paqe ISIS-it

Është zbuluar se sulmi kamikaz që ka ndodhur vetëm pak kohë më parë në një komisariat policor në Damask ka si autore një vajzë 9 vjeçare të cilën babai i saj e ka kthyer në një bombë të gjallë.

Detajet në lidhje me sulmin kamikaz të organizuar në një komisariat policor të Damaskun gjatë ditëve që sapo kishin filluar operacionet e dëbimit të terroristëve në Aleppo kanë dalë në pah nga një video që kanë publikuar forcat opozitare.

Një polic sirian ka bërë këtë deklaratë në lidhje me sulmin kamikaz që një vajzë 8-9 vjeçare ka kryer në një komisariat policor në Damask, më 16 dhjetor:

“Një vajzë e vogël po qante diku afër komisariatit të policisë. Një polic iu afrua dhe e pyeti se pse po qante. Vajza u përgjigj se kishte humbur rrugën për në shtëpi. Kështu polici e dërgoi vajzën në komisariatin policor. Vajza kur mbërriti në komisariat i tha policit se kishte nevojë të përdorte tualetitn, në momentin që vajza shkoi në tualet ndodhi edhe shpërthimi. Pas shpërthimit, vajza gjeti vdekjen, ndërsa u plagos edhe një polic.”

Ndërsa detajet në lidhje me këtë sulm kamikaz në komisariatin policor në Damask janë zbuluar nga një video që është publikuar nga grupimet e armatosura.

Në videon e publikuar, të cilën e kanë regjistruar familjarët e kësaj vajze, shihet një baba që po e kthen vajzën e tij, që mban emrin Fatma në një bombë të gjallë dëgjhen këtë biseda:

- Fatima, çfarë dëshiron të bësh sot?

- Një operacion vdekjeprurës.

- Ku?

- Në Damask.

-Në Damask the? Ti je akoma një fëmijë, je akoma vetëm 9 vjeç, pse nuk ia lë burrave këto punë? A po largohen burrat në autobuzët jeshilë?

- …

- Po ti, do të presësh që të të vrasin dhe të të përdhunojnë jobesimtarët?

- Jo.

- Do që t'i vrasësh ata të gjithë, apo jo? Feja jonë është fe nderi, nuk është fe poshtërimi?

Pas kësaj bisede, babai i vajzës i është kthyer fëmijës tjetër me emrin Islam, duke i thënë: "Nuk ke frikë apo jo, sepse t'i po shkon për tek Allahu. A nuk është kështu?" ndërsa fëmija i përgjigjet me "po".

Dihet tashmë se Fatima ka humbur jetën gjatë sulmit kamikaz me bombë për të cilin ishte përgatitur nga babai i saj, ndërsa për fëmijën tjetër që quhej Islam nuk ka akoma asnjë lajm për të ardhmen e tij.

Ndërsa në një video tjetër, një grua që mendohet të jetë nëna e këtyre fëmijëve i është përgjigjur kështu pyetjes së nëse vajza e saj ishte ende e vogël për punë të këtilla, ajo i është përgjigjur kështu: "Në fakt nuk ishte shumë e vogël. Xhihadi nuk njeh moshë është i detyrueshëm për të gjithë".

Klikoni në burim për video të plotë

Burimi: Yakın Doğu Haber