Amerike

Përkeqsim i mardhënieve Amerikë-Iran, iranianët synojn për anije me force shtytëse bërthamore

Irani njoftoi sot se synon të ndërtojë anije me forcë shtytëse bërthamore, në kundërpërgjigje ndaj rinovimit për 10 vite të mëtejshme të sanksioneve amerikane, duke rrezikuar së tepërmi në përkeqësimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.

Duke e cilësuar “shkelje” të marrëveshjes bërthamore të 2015 rinovimi i këtyre sanksioneve nga ana e Kongresit amerikan, presidenti Hassan Rohani urdhëroi kreun e Organizatës iraniane të energjisë bërthamore (OIEA) për të planifikuar projektimin dhe ndërtimin e motorëve me forcë shtytëse bërthamore për transportin detar.

Në 2012 në mes të tensioneve mes Iranit dhe komunitetit ndërkombëtar për çështjen bërthamore, disa deputetë kanë diskutuar rreth ndërtimit të motorrëve bërthamore për përdorim në transportin detar dhe atë të nëndetëseve. Kreu i OIEA-së në atë periudhë, Fereydoon Abbasi Davani kishte konfirmuar se zotëronte kapacitetin e nevojshëm për këto lloj ndërtimesh por nuk kishte aspak qëllim ta kryente një gjë të tillë.

Me disa përjashtime, kryesisht të akullthyeseve ruse ku pjesa dërrmuese e anijeve me forcë shtytëse bërthamore janë ushtarake.