Siria

Të gjithë ata që mbeten në Lindje të Aleppos do të asgjësohen

Gazetari dhe shkrimtari, Hysny Mahalli është shprehur se strategjia që ka ndjekur ushtria siriane në mbështetje të Rusisë në lidhje me pastrimin e Aleppos nga grupimet terrroriste ka pasur një ndikim të madh.
Gazetari dhe shkrimtari, Hysny Mahalli është shprehur se strategjia që ka ndjekur ushtria siriane në mbështetje të Rusisë në lidhje me pastrimin e Aleppos nga grupimet terrroriste ka pasur një ndikim të madh.

Gazetari dhe shkrimtari, Hysny Mahalli është shprehur se strategjia që ka ndjekur ushtria siriane në mbështetje të Rusisë në lidhje me pastrimin e Aleppos nga grupimet terrroriste ka pasur një ndikim të madh. Sipas Mahallit, ata që refuzojnë që të largohen nga kjo pjesë e qytetit, duke u shprehur me termat e Ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov 'do të asgjësohen'. Pas Aleppos, rradhën e ka El Bab dhe Idlibit.

Ushtria siriane në bashkëpunim me aleatët e saj me në krye Rusinë ka filluar që të spastrojë territorin lindor të Aleppos nga grupimet terroriste, duke përfshirë edhe Frontin Nusra, i cili është një nëndegë e Al-Kaidës.  Ndërhyrja e Rusisë, bashkë me veprimet e koordinuara ndërmjetësuese që ndërmorri Turqia bënë të mundur që militanët terroristë të kërkonin armëpushim dhe të rrethuar nga të gjitha anët në lagjet ku kishin mbetur, u detyruan të largoheshin. Në këtë mënyrë, që nga viti 2012 deri më tani, është hera e parë që Aleppo ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm për t'u spastruar nga terroristët. Çfarë nënkupton fakti i spastrimit të Aleppos nga grupimet terroriste? Cili vend do të ketë rradhën më pas? Si do të ndikojë lufta e Aleppos në tryezën e bisedimeve politike për paqe? Gazetari dhe shkrimtari me origjinë siriane, Hysny Mahalli ka bërë një bisedë me Xhejda Karanin në Zërin e Rusisë.

 ‘NË SAJË TË ARMËPUSHIMEVE LOKALE, USHTRIA SIRIANE PATI MUNDËSI QË TË INTENSIFIKONTE PREZENCËN NË ALEPPO’ 

Sipas këndvështrimit të Mahallit, nxjerrja e grupimeve terroriste nga lindja e Aleppos përbën një zhvillim shumë të rëndësishëm.  Mahalli ka rikujtuar duke theksuar se janë bërë përllogaritje të gabuara në lidhje me Aleppon, duke u bazuar në pritshmërinë e tyre se "Aleppo do të kthehet në Bengazi" duke u nisur nga pretekstet e sektarizimit, më pas ai ka shtuar kështu: "Mendohej se me pushtimin e Aleppos do të mund të merrnin në dorë shumë lehtë edhe Humusin dhe Damaskun. Kishin krijuar këtë perceptim sepse në Aleppo nuk ka as Shii, as Alevi. Duke përjashtuar popullsinë me përkatësi armene dhe të krishterë, pothuajse e gjithë popullsia atje është sunni. Janë bërë shumë plane të këtilla të ngjashme. Janë futur në territorin e Sirisë shumë terroristë të huajë. Shumica e tëcilëve janë përdorur për të marrë nënkontroll Aleppon  dhe për rrjedhojë që në vitin 2012 deri më tani pjesa lindore e Aleppos ka qënë nën kontrollin e këtyre grupeve terroriste."

Gjithashtu, Mahalli duke theksuar se ushtria siriane me tanqet e shtëtit ka pasur përballë 100 deri në 150 mijë terroristë të pajisurë me bomba, raketa dhe armë kimike është shprehur se "Zyrtarët e Damaskut, shumë të qetë, pa u nervozuar dhe pa e prishur ekuilibrin - veçanërisht pas hyrjes së rusëve në Siri në shtator të vitit të kaluar - kanë planifikuar një organizim shumë ndryshe, duke përfshirë një strategji ushtarake. Kanë mundur që të realizojnë pajtimin me shumë grupime të cilat më parë kanë pasur konflikte me qeverinë, veçanërisht me grupet në Damask dhe kjo gjë është shumë e rëndësishme. Në këtë mënyrë ushtria ishte më e lehtësuar në Damask, për këtë arsye pati mundësi të intensifikonte trupat në Aleppo." Përsa i përket grupimeve terroriste që kanë mbetur, Mahalli duke marrë parasysh edhe fjalët e Ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov është shprehur se këto grupime nuk kanë zgjedhje tjetër veçse të largohen nga pjesa lindore e Aleppos. Ai ka përdorur këto fjalë: "Ose do të asgjësohen, ose do të dorëzohen, ose do të largohen".

 ‘DESHËN TË HAKMERREN PËR NGJARJEN QË NDODHI NË HAMA"

Mahalli ka pasqyruar faktin se mbështejta e Ihvanit në Hama që prej vitit 2012 nuk i ka kaluar as 25%, më pas ai ka rikujtuar edhe njëherë ngjarjet e Hamas që kanë ndodhur në vitet '80 dhe është shprehur se "Kryengritja e Dytë Ihvana ka dështuar si edhe ajo e para."  Mahalli ka thënë se ata dëshironin të hakmerreshin për ngjarjet e Ihvanës së Parë në Hama, më pas ai ka vijuar kështu: "Në vitin 1982 do të bëhej kryengritje në Aleppo dhe në Hama. Megjithatë, qeveria siriane ishte informuar paraprakisht për këtë kryengritje. Sigurisht kryengritësit në Hama nuk ishin në dijeni të këtij fakti. Ata do të fillonin kryengritjen menjëherë pas faljes së namazit, duke menduar kishte ndodhur kryengritja në Aleppo. Në fakt ata ishin të rrethuar. Vëllai i Hafiz Esadit, Rifat Esadi kishte rrethuar Haman. I paralajmëruan që të mos bënin kryengritje sepse i kishin arrestuar paraprakisht të gjithë në Aleppo dhe nuk kishte pasur kryengritje. Kështu në Aleppo nuk pati kryengritje. Kjo ishte hakmarrja që donin të merrnin."

 ‘ËSHTË BLLOKUAR RRUGA NGA EL BAB’

 Mahalli është i mendimit se pas çlirimit të Aleppos, objektiva e rradhës e ushtrisë siriane është El Babi, ai ka folur kështu: "Gjatë punimeve për arritjen paqes me anë të bisedimeve në Damask, Humus dhe shumë vende të tjera, qeveria siriane i është drejtuar kështu terroristëve: kush dëshiron mund të largohet. Dhe ata u shpërngulën në Idlib. Kështu do të ndodhë edhe në Aleppo. Objektivi i rradhës është El Babi. Është bllokuar rruga për në El Bab, kanë mbetur edhe 15 km për të arritur atje."

KU DO TË SHKOJNË TERRORISTËT QË JANË DORËZUAR?

Mahalli është i këndvështrimit se përparësia e ushtrisë siriane do të vazhdoi hap pas hapi.  Ai është shprehur se shumë shpejt do të lindë pyetja "Ku do të shkojnë luftëtarët islamikë të El Babit?", pyetje të cilës i është përgjigjur kështu: "Duke qënë se janë luftëtarë të ISIS-it, atëherë nuk mund të bashkohen me El Nusran dhe Idlibin, për këtë arsye "Luftëtarët e ISIS-it do të detyrohen të shkojnë në Rakka." Në dalje të El Babit është një autostradë që të çon në Rakka, do të ikin të gjithë duke ndjekur këtë rrugë. Kur ushtria siriane të mbërrijë në Idlib, terroristët nëse nuk pranojnë të dorëzohen, atëherë ata do të asgjësohen."

 ‘TRUMPI DO TË MBËSHTESË STRATEGJINË E SIRISË ME PARTNERE RUSINË’ 

Mahalli është i mendimit se presidenti i sapozgjedhur i ShBA-së do të mbështesë strategjinë e Sirisë në bashkëpunim me Rusinë.  Ai është shprehur kështu: "Pjestarët e ekipit të Trumpit, Kryetari i CIA-s, Mike Pompeo dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Mike Flynn janë shprehur se do ta zgjidhin këtë çështje në mbashkëpunim me Rusinë. Nëse kjo gjë ndodh vërtetë, atëherë grupimet terroriste në Idlib janë në një gjendje shumë të vështirë. Do iu kërkohet të dorëzohen. Le të themi se ata që kanë kombësi siriane do të dorëzohen, çfarë do të ndodhë me të huajtë." Mahalli është shprehur se politika e jashtme e Turqisë në lidhje me Lindjen e Mesme do të formësohet duke u bazuar në marrëveshjen e saj me Putin.

 

Burimi: Rasthaber