Algjeria organizoi Konferencën Ndërkombëtare të Kur’anit
Edicioni i gjashtë i një konference ndërkombëtare mbi Kur'anin e Shenjtë u mbajt të shtunën në Algjeri.
Sipas faqes të Internetit të Radio Algjerisë, Universiteti Amer Abdul Kadir në qytetin e Konstandinit e organizoi ngjarjen.
Konferenca u organizua nga Instituti Shkencor Ibn Badis në bashkëpunim me Komisionin për Çështje Fetare të Xhamisë së Amer Abdul Kadirit.
Një numër i dijetarëve dhe figurave të shquara Kur'anore nga vende të ndryshme iu drejtuan me kumtesa konferences.
Gjithashtu ka folur edhe Ministri për Çështje Fetare i Algjerisë, Muhamed Isa i cili theksoi nevojën e muslimanëve për të fituar një kuptim të mirë të mësimeve të Kur'anit, të cilat do të ndihmojnë ata të ndjekin një rrugë të mirë në jetë.
Ai theksoi gjithashtu nevojën për më shumë vëmendje në metodat e duhura të mësimdhënies së Kur'anit.
Burimi: IQNA News