Në zenit po doket fundi i luftës në Siri
Në Siri forcat qeveritare dhe aleatët vazhdojnë me luftimet e suksesshme në rajonin e Alepit lindor, por në të njëjtën kohë po pastrohet edhe rrethina e Damaskut. Të përkujtojmë se kryeqyteti sirian gjatë verës së vitit 2013 ishte në situatë shumë të vështirë, gjersa grupet e bashkuara terroriste ishin në prag të pallatit presidencial dhe kërcënonin pushtimin e kryeqytetit sirian. Tani, grupet islamike në këtë rajon po braktisin fortifikatat e fundit, dhe se akoma po mbajnë hapësirën e Dumes në Gutën lindore. Në koordinim të qeverisë siriane dhe qendrës ruse e cila vepron nga baza ajrore në Hmejmim dhe fraksioneve të ndryshme islamike, dje janë larguar terroristët nga hapësira e Khan Al Sheih dhe Zakijah, nga të cilët janë transportuar me autobus rreth 2500 militantë dhe anëtarët e familjeve të tyre drejtë krahinës së Idlibit. Këta dy qytete dh 13 fshatra gjenden rreth 15 kilometra në jug të Damaskut, ndërsa terroristët kanë vendosur të dorëzohen për shkak të pamundësisë së mëtutjeshme të rezistencës të tyre me ç’rast ishin të rrethuar plotësisht.
Njëjtë ka ndodh edhe me qytetin Al-Tal në perëndim të Damaskut, nga i cili në drejtim të Idlibit janë evakuar 52 autobus me pjesëtar të grupeve islamike dhe familjeve të tyre. Marrëveshja për evakuim është arrit në fund të nëntorit me ç’rast 1850 militantët kanë dorëzuar armët dhe pajisjet e tyre ushtarake, kanë marrë familjet e tyre dhe kanë vendos që këtë hapësirë të dorëzojnë forcave qeveritare siriane. Në fillim islamistët kanë besuar se do të mund të shpërthejnë rrethimin dhe të gjejnë rrugën për largim, por kjo nuk ju shkoi për dore. Përkundrazi, pas përpjekjes së tillë të parë kanë shkaktuar presionin më të madh të forcave qeveritare dhe kanë përjetuar humbje të mëdha. Pas presionit të suksesshëm ushtarak , ushtria siriane tani kontrollon tërë hapësirën në jugperëndim të Damaskut, edhe pse trupat qeveritare me sukses kanë luftuar kundër grupeve mirë të armatosura terroriste, pjesa e bisedimeve me sukses ka përfunduar. Në hapësirat e çliruara nga terroristët civilëve të mbetur po ju ofrohet ndihma humanitare të cilën po e sjellin organizatat humanitare siriane dhe ruse.
Ministri i punëve të jashtme të Rusisë Sergej Lavrov ka theksuar se Rusia akoma po bën thirrje në zgjidhjen politike dhe diplomatike të konfliktit sirian nëpërmjet dialogut në mes të palëve rivale në luftë.
Burimi: Logiçno