Amerike

Marshi i Arbainit në Boise, Idaho, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Anëtarët e komunitetit musliman  në Boise u mblodhën të dielën në mëngjes për një marshim vjetor të paqes, duke respektuar jetën e një udhëheqësi Islamik historik.

Për të pestin vit radhazi, muslimanët shia lokal, shumë prej tyre mbanin flamuj apo parulla ku denonconin terrorizmin, marshuan nga Ann Morrison Park në Qendrën Islamike në Orchard Street.

Sipas organizatorëve të ngjarjes, ngjarja nderon  Imam Hussejnin  (a.s.) i cili u martirizua 1,400 vjet më parë, kur ai e dha jetën e tij për idealet islamike të lirisë, drejtësisë dhe të drejtave të njeriut.

"Unë e di se ka shumë pamje negative rreth Islamit, ”, tha Asaad Zangana në  Qendrën Islamike të Imam Hussejnit."Ne duam të tregojmë pamjen e duhur për Islamin dhe Imam Hussejnin (a.s). [Ai] ka sakrifikuar veten e tij për drejtësi, ka sakrifikuar veten e tij për të drejtat e njeriut. Kur kujtojmë Imam Hussejnin , ai na frymëzon për të bërë mirë." 

Marshimi ishte një nga shumë marshimet që u zhvilluan në gjithën botën  për të shënuar Arbainin, ditën e 40-të pas Ashures, në përvjetorin e martirizimit të Imam Hussejnit (a.s.) dhe shokëve të tij besnikë në betejën e  Qerbelasë, në vitin 680.  

Burimi: IQNA News