Kosova

LVV: Dëshmi të reja për pafajësinë e aktivistëve të burgosur

Lëvizja VETËVENDOSJE! paraqiti sot dëshmi të reja që vërtetojnë pafajësinë e aktivistëve të dyshuar për terrorizëm, të cilëve iu vazhduan masat e arrestit edhe për një muaj, pas 3 muajve e që po privohen padrejtësisht nga liria.

Sekretari Organizativ, Dardan Molliqaj, e quajti këtë proces absurd dhe prezantoi një video-material që tregonte vendndodhjen e pesë aktivistëve që po mbahen ende të arrestuar dhe Astrit Deharit, i cili humbi jetën në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Molliqaj tha se është e pakuptimtë që ndonëse të gjithë dyshohen për vepër të njëjtë, ndaj këtyre aktivistëve janë aplikuar masa të ndryshme.
“Gjyqtari në vendim thotë se ekziston baza ligjore për vazhdimin e paraburgimit kundër të pandehurve dhe në fjalinë e fundit të këtij paragrafi thotë se disa prej tyre kanë bashkpunim me organizata të ndryshme jashtë vendit dhe ekziston rreziku se me mbetjen në liri ata mund të arratisen dhe mund të jenë të paarritshëm për organet e drejtësisë.

Molliqaj theksoi po ashtu se avokatëve të aktivistëve nuk u janë dhënë asnjë provë, dhe në fund tregoi se është e qartë që arsyeja e vazhdimit të masës së paraburgimit ka ndodhur vetëm për shkak të rastit të vdekjes së Astritit sepse po të liroheshin tani, do të kishte përgjegjësi edhe më të madhe mbi shtetin për rastin e vdekjes së Astrit Deharit.