Rëndësia e Ehl ul Bejtit (a.s.) për Unitetin Islam
Hoxha iranian sunit nga jugu i provincës Khorasan theksoi rolin kyç të Ehl ul Bejtit (a.s.), Familja e Pejgamberit Muhammed (a.s.) për krijimin dhe rritjen e solidaritetit mes muslimanëve.
Hoxha sunni, Molavi Sejjid Kazem Husseini nga jugu i provincës Khorasan në një intervistë gjatë tubimeve të Arba'init theksoi rolin e Ehl ul Bejtit (a.s.) për Unitetin Islam, raportoi Agjencia e Lajmeve Taqrib (TNA).
Ai tha, "Në qoftë se ne synojmë që të bëhemi një popull i bashkuar, ne duhet të veprojmë sipas porosive të Ehl ul Bejtit (a.s.) në mënyrë që solidariteti i vërtetë të formohet në mesin e muslimanëve."
Hoxha sunnit ka përshëndetur konvojin, auto kolonën e grupeve Shiite dhe sunnite që vizitojnë Qerbelanë për ceremoninë e Arba'init dhe theksoi:
"Ata që marrin pjesë në këtë ngjarje me siguri do të përjetojnë një ndryshim në sjelljen e tyre."
Molavi Sejjid Kazem Husseini shprehu mirënjohjen për bashkimin e konvojit që shkojnë së bashku për të vizituar Xhaminë e Shenjtë të Imam Husejnit , Imami i tretë shia, për ceremonitë e Arbainit.
Arba'ini është 40 ditë pas martirizimit të Imam Husejnit (a.s.), Imami i tretë shia dhe nipi i Pejgamberit Muhammed (a.s.) i cili u martirizua në betejën e Qerbelasë bashkë me 72 anëtarë të familjes së tij dhe shokët besnik të Imam Husejnit (a.s.) nga Jezid ibn Muavia në vitin 680.
Burimi: KD