Falënderon Iranin, Hizbullahun për ndihmën ndaj Sirisë kundër terroristëve
Zëvendësministri i Jashtëm i Sirisë, Fejsal Mekdad të hënën ka falënderuar Iranin dhe Hizbullahun e Libanit për ndihmë ndaj Sirisë kundër terroristëve që luftojnë kundër trupave të qeverisë siriane.
Ai i bëri këto komente pas takimit me kreun e Qendrës Kërkimore Strategjike e lidhur me Këshillin Për Përshtatshmëri, Ali Akbar Velajati.
Fejsal Mekdad u tha gazetarëve se shërbëtorët e regjimit sionist, Shtetet e Bashkuara dhe sauditët janë të përfshirë në kryerjen e komploteve kundër qeverisë siriane.
Ai ka thënë se terroristët e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara po luftojnë kundër qeverisë siriane për t’i shërbyer interesave të regjimit sionist dhe imperializmit amerikan, në mënyrë që ata të veprojnë në unison me Daesh-in dhe grupet tjera terroriste.
"Unë ju premtoi se do të qëndroi në Siri me lëvizjen e rezistencës për të përzënë terroristët nga territori jonë", ka thënë Fejsal Mekdad.
Ministri i Jashtëm i Sirisë tha se Iraku dhe Siria kanë armik të përbashkët, kështu që kanë një front të përbashkët në të dy shtetet kundër terrorizmit.
Fejsal Mekdad ka vlerësuar trimërinë dhe guximin e forcave vullnetare në Irak, duke thënë se sirianët do të qëndrojnë bashkë me luftëtarët irakianë kundër terroristëve.
Burimi: IRNA