Kulturë

Qendra Islame në Suedi mban Kurs Kur’anor online

Dar-ul-Kur'an  (Shkolla e Kur'anit) e Imam Aliut (a.s) në  Qendrën  Islame në Stokholm, Suedi, po mban një Kurs Kur’anor online. 

Sipas faqes të internetit mamalicenter.se,  Kursi Kur’anor është duke u zhvilluar në baza javore për meshkuj dhe femra.

Ata, ato që janë duke marrë pjesë Kursin Kur’anor po mësojnë leximin dhe këndimin e Kur’anit sipas parimeve të  Texhvidit.

Klasat online për meshkuj mbahen çdo të shtunë nga ora 9:30  deri në orën 10:45 paradite dhe femrat marrin pjesën në klasat nga ora 10:45 deri në ora 12:00.

Ata, ato që kalojnë provimin përfundimtar me sukses do të marrin certifikatat e pjesëmarrjes në fund të kursit.

Qendra Islame  Imam Ali (a.s.)  në kryeqytetin  e Suedisë rregullisht organizon programe Kur'anore dhe fetare për muslimanët e kryeqytetit.

Në muajin gusht, Qendra Islame organizoi Garat e 4-ta Kur’anore në  Evropës Veriore.

92 aktivistë të Kur'anit nga Suedia, Norvegjia, Danimarka dhe Finlanda konkuruan në këtë ngjarje Kur'anore.

Burimi: IQNA News