Kulturë - Art - Fe

Sesion i këndimit të Kur’anit në rrugën Nexhaf-Qerbela

Departamenti Kur'ani i Forcave Popullore të Irakut organizoi një Sesion të këndimit Kur’anit në rrugën midis qyteteve të shenjta të Naxhafit dhe Qerbelasë.

Seanca u mbajt të dielën në një Moukeb (vend pushimi me objektet e veçanta dhe për t’i shërbyer vizitorëve në rrugën e tyre për Arbain.

Një numër i kënuesve të Kur’anit  nga Iraku, Irani dhe Pakistani, si dhe anëtarë e grupit  Ndërkombëtar al-Ghadir  Tavashih  mori pjesë në program Kur'anor.

Sesioni përfshinte këndime të ajeteve Kur’ani nga iranianët Yusef Sadeki dhe Muhammed Kermani dhe  kënduesi nga Iraku Ali al-Maryani.

Ka pasur edhe një fjalim nga hoxha irakian Shejh Muhamed Naxhxhar për  kryengritjen e Ashures së Imam Husejnit (a.s.).

Programi u mbajt para Arbainit, i cili shënon ditën e 40-të pas Ashures, në përvjetorin e martirizimit të Imam Husejnit (a.s.) dhe shokët e tij besnikë në betejën e Qerbelasë në vitin 680.

Çdo vit, një turmë e madhe e muslimanëve shiitë marshojnë drejt Qerbelasë, ku ndodhet Xhamia e Shenjtë e Imam Hysejnit (a.s.), për të kryer ritet e zisë. Shumë prej tyre të vizitojnë edhe Xhaminë e Imam Aliut (a.s.) në Naxhaf.

Burimi: IQNA News