Iraku

Miliona besimtarë në qytetin e shenjtë, në Qerbela përkujtojnë Arbainin

Arbaini  shënohet 40-të ditë kur Imam Hussejni (a.s.), nipi i Pejgamberit, Muhammed (a.s.)  u martirizua në Qerbela së bashku me 72 shokët e tij 14 shekuj më parë.

Sot do të shënohet dita e fundit e zisë për Imam Huseinit i cili u martirizua në një betejë me ushtrinë masive të Jezidit, pas refuzimit për besnikëri ndaj kalifit tiran.

Media njoftoi se numri i vizitorëve të këtij viti arriti në 20 milion nga Iraku, Pakistani, India, Irani, Bahrejni,  Arabia Saudite, Libani, Azerbajxhani, Turqia dhe vende të tjera.

Qindra mijëra vizitorë  kanë marrë pjesë  sot në marshin Arabainit në këmbë nga Naxhaf i  në Qerbela, rreth 83 kilometra larg, për të dëshmuar  përkushtimin e tyre.

Në rrugën nga Naxhafi  në Qerbela, irakianët ofrojnë lloje të ndryshme të shërbimeve, duke përfshirë ushqimin, ujin dhe shërbimet mjekësore.

Për të kujdesur për vizitorët dhe për t'u shërbyer atyre, organizatat e ndryshme kanë krijuar qendrat e shërbimit. Këto qendra kanë tualete, dhoma për faljen e namazit,  dhoma të mobiluara, edhe me batanije për fjetje.

Trupat irakiane janë vendosur për të garantuar sigurinë për vizitorët.  Pjesët veriore dhe perëndimore e Irakut janë rrënuar nga dhuna tmerrshme që nga koha kur terroristët tekfiristë të ISIL-it filluan një fushatë të terrorit në Irak  në muajin qershor, 2014. 

Burimi: Al Manar